Skënderbeu mësoni formacionin e skënderbeut ja 11 të ujqërit sot ndaj teutës

Date:

Sot në orën 18:00 Skënderbeu pret Teutën në stadiumin “Skënderbeu”, një ndeshje që për korçarët vlen vetëm 3 pikë. Trajneri Ivan Gvozdenoviç tashmë e ka mbyllur thuajse formacionin dhe ka vendosur për lojtarët që do të hedhë në fushë nga starti.Vetëm një mungesë ajo e Mario Rabiut do të jetë sot për Skënderbeun, mungesë e rëndësishme, por që gjithsesi kjo ka bërë që stafi teknik të provojë sot të ndërojë skemën, pasi pritet të luhet me 4-3-3, ndryshe nga ndeshja e fundit me Tiranën.Por cili do të jetë formacioni i sotëm i Skënderbeut!Në portë gjithçka do të nisë me Marko Alia.Në repartin e prapavijës do të kemi 4 futbollistë që do të reshtohen në këtë mënyrë. Rikthimi i Kosta Vangjelit do të bëjë që të rikthehet si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërkohë që në qendër të mbrojtjes do të kemi dyshen, Elvis Prençi dhe Randi Dumfor. Në krahun e majtë pritet që sot të kemi Andrea Gerco dhe këta do të jenë katër mbrojtësit e Skënderbeut.Mesi i fushës do të jetë me tre futbollistë ku kapiteni Dean Liço do të ketë në krah Juri Merlim dhe Dejvid Janaqi.Në sulm pritet të shohim tre lojtarë me vetëm një dyshim. Sipas reshtimit pritet që Ermir Rashica nga njëri krah dhe Ardit Nikaj nga krahu tjetër të kenë në qendër Gresild Likën që do të kthehet pas shumë kohësh si titullar. Por, një opsion është edhe Djantu Çabutang, lojtari i vetëm që është në mëdyshje, por që Lika është i avantazhuari për ta nisur nga fillimi.Ky do të jetë formacioni sot në orën 18:00, ndërkohë që duket se është me një skemë sulmuese.Forca Skënderbe!

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...