Skënderbeu ndaj Partizanit me “gardën e vjetër”

Date:

Skuadra korçare ka mbyllur sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Partizanin. I gjithë ekipi ka qenë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka dhe ka zhvilluar një stërvitje shumë taktike. Gjoka dhe stafi i tij janë përqendruar tek ata që mendojnë se do të jenë në fushën e lojës që nga minuta e parë, por pa lënë pas dore edhe futbollistët e tjerë.

Nga sa është mësuar, dy futbollistët e afruar nuk do të jenë në fushën e lojës që nga minuta e parë. U besua se Paolo Estrela mund të ishte në mesfushë, por nga sa mësohet, ai do të jetë në pankinë dhe, në varësi të situatave të lojës, mund të aktivizohet. Gjithçka lidhet me faktin se ai ka vetëm tri ditë që është në stërvitje me korçarët.

Në këto kushte, trajneri Gjoka duket se gjithçka do ta zgjidhë me gardën e sezonit të kaluar dhe, duke parë se tashmë futbollistët titullarë janë në formë të mirë, beson shumë se do të arrihet një rezultat pozitiv.

Mbrojtja mësohet se do të jetë me Alian në portë, për të vazhduar me Prençin dhe Randin dhe në krahë Zenullari dhe Doka. Ndërkohë, para tyre do të jetë Rabiu dhe në mesfushë Merlim dhe Janaqi. Ndërsa në vijën sulmuese, Bismark dhe Balaj do të jenë të përfshirë, ndërkohë që rikthehet në një formë të mirë edhe Nikaj, i cili do të jetë në pankinë për këtë ndeshje.

Në këtë stërvitje të fundit janë parë edhe disa pika në balotazh, por nga sa mësohet, trajneri do të vendosë në çastet e fundit për Shaqen, Vangjelin dhe Tayo.

Under these conditions, coach Gjoka seems to rely on the “old guard” from last season, and seeing that the starting players are in good form, he strongly believes a positive result will be achieved.

The defense is expected to feature Alian in goal, continuing with Premçi and Randi in the center, and on the wings, Zenullari and Doka. In front of them will be Rabiu, and in midfield, Merlin and Janaqi. Meanwhile, in the attacking line, Bismark and Balaj will be involved, while Nikaj, who has returned to good form, will be on the bench for this match.

In this final training session, some positions were still up for competition, but as reported, the coach will make his final decisions in the last moments regarding Shaqe, Vangjeli, and Tayo.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

VOLEJ FEMRA/ Pogradecaret fitojnë miqësoren ndaj Skënderbeut

Shkëndërbeu - Pogradeci 0-3(22-25, 23-25, 25-27) Korçarët e lojës së...

Dalin datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025! Ja kur zhvillohen 4 provimet

Agjensia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka nxjerrë ditën e...

Pogradeci nuk ia del dot në transfertën e Kukësit dhe fillon vitin me humbje

Kukësi - Pogradeci 3-1Shënues: Bircaj 12’, 41’, Sefa 78’...