Sporti
Skënderbeu nesër fillon merkatoja surpriza te bardhekuqtë grepat talenteve
Nesër është data 1 qershor dhe sigurisht kjo datë lidhet me hapjen e merkatos verore të klubeve dhe Skënderbeu është gati që qysh në start të mendojë për të afruar sa më parë lojtarët që do të veshin për herë të parë fanelën e Skënderbeut.Bëhet fjalë për disa lojtarë shumë të talentuar që kanë kohë që vëzhgohen nga klubi bardhekuq, ndërkohë që këtë verë drejtuesit dhe presidenca kanë vendosur që të mos bëjnë publik përpara kohe asnjë emër futbollisti, në mënyrë që të mos i prishin punë lojtarëve dhe vetë klubit.Burime pranë presidencës bëjnë me dije se sërish do të jenë në fokus lojtarë të talentuar, gjë që do të thotë se pak do të synohen lojtarët me përvojë, pasi sërish Skënderbeu do të jetë i dënuar nga UEFA dhe objektivat janë të qarta, të përgatisë një skuadër të denjë për të ardhmen.Presidenti Ardjan Takaj, Drejtori Sportiv Ardi Gjançi, por edhe të tjerë janë në “sulm” për disa futbollistë që luajnë në kampionatin shqiptar, pa thënë se po priten përforcime edhe nga Kosova.Në e-mailin e presidentit Takaj, kanë mbërritur shumë kërkesa, por do të pranohen vetëm ata që vlejnë. Merkatoja fillon nesër dhe Skënderbeu është në “sulm”. Një gjë është e sigurt, që do të afrohen më të mirët dhe ata që ia vlejnë.Emrat do të bëhen publikë për mediat vetëm kur të jenë mbyllur marrëveshjet për secilin futbollist që do të vishet këtë verë bardhekuq.
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti15 orë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!