Një ndryshim epokal në futbollin shqiptar. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutivit, të bërë publik disa muaj më parë, nga sot, (1 janari i vitit 2025), klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.
Rregulli ndryshon plotësisht për sezonin e ardhshëm. Sipas vendimit, duke nisur nga sezoni 2025-2026, klubet e Kategorisë Superiore mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit. Praktikisht për një skuadër elitare, në fushë mund të luajnë 11 futbollistë të huaj. Ndërkohë, rregulli mbetet i pandryshuar, me 7 të huaj për klubet e Kategorisë së Parë.
Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.
Deri më tani kufizimi i lojtarëve të huaj në futbollin shqiptar, ishte përdorur si mundësi që klubet të prodhojnë dhe të promovojnë talentet e tyre.
Me heqjen e kufizimeve, mbetet për t’u vlerësuar nëse cilësia e kampionatit do të rritet dhe gara do të bëhet tërheqëse për tifozët që kanë braktisur stadiumet, apo nëse akademive shqiptare do t’u bëhet një dëm i pariparueshëm, duke penguar rritjen e brezit të yjeve të së ardhmes.
Ky tavan i ri i numrit të lojtarëve të huaj pritet të ndikojë direkt edhe në merkaton e janarit, ku vëmendja tashmë do të jetë në tregun e jashtëm.
An epochal change in Albanian football. According to the decision of the Executive Committee, made public several months ago, from today (January 1, 2025), clubs in the Superiore League and the First Division will have the right to field 7 foreign players simultaneously on the field during matches.
The rule will change completely for the next season. According to the decision, starting from the 2025-2026 season, Superiore League clubs will be able to field foreign players without any limit. Practically, for an elite team, all 11 players on the field could be foreigners. Meanwhile, the rule remains unchanged for First Division clubs, with a maximum of 7 foreign players allowed.
“KORÇA BOOM”