Nëse ka një meritë të madhe nga ana e stafit të Skënderbeut është padyshim ajo që deri në këto momente nga 1 korriku që ishte starti i fazës verore dhe deri në këto momente, nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar.
Zakonisht në periudha të tilla ndodh te të gjitha ekipet që të ketë lojtarë me probleme dëmtimi, për shkak të ngarkesave të mëdha stërvitore, por te Skënderbeu si rrallëherë ka ndodhur që asnjë prej lojtarëve të mos jetë i dëmtuar.
Me përjashtim të ndonjë lojtari që ka marrë shumë ngarkesë, por që ka munguar një apo dy ditë, të tjerët kanë qenë 100% dhe sigurisht që ky është një lajm më shumë se i mirë për këtë Skënderbe.
Për këtë ka meritë të madhe stafi teknik dhe ai i përgatitjes atletike, teksa të gjithë bashkë kanë bërë që grupi të jetë i plotë dhe tashmë në fundin e fazës lajmi që nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar është më shumë se pozitiv.
Të paktën deri në këto momente konfirmohet se për shkak dëmtimi nuk ka asnjë lojtar që do të mungojë në përballjen e parë ndaj Elbasanit edhe pse duhen edhe 7 ditë të tjera deri në start.
Vërtet një bravo e madhe për punën e bërë deri në këto momente dhe kjo tregon se Skënderbeu është në top-formë…