Sporti
Skënderbeu nuk ruan dot avantazhin tirana fiton me përmbysje
Tirana-Skënderbeu 3-1Shënues:Kaina 45’, Qefalija 77’, Hasani 90’+8 / Nikaj 2’Tirana:Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari (Mici 52’), Përgjoni, Jonuzi, Hila (Qefalija 66’), Lushkja, Kaina, Hasani, Latifi (Abazaj 81’).Trajner:Orges ShehiSkënderbeu:Alia, Ramos (Muharem 83’), Prençi, Randi, Frashëri, Liço, Rabiu, Shaqe, Merlim (Pecani 66’), Rashica (Fleçer 70’), Nikaj (Lika 70’).Trajner:Ivan, GvozdenoviçKartonë të verdhë:Mici, Qefalija, Kaina / Ramos, Liço, Nikaj, Shaqe, AliaSkënderbeu nuk ia doli të vazhdonte “ëndrrën” e dy javëve të para edhe pse në fakt bardhekuqtë i bënë një start fantastik ndeshjes së sotme ndaj Tiranës, duke shënuar që në minutën e 2-të.Tirana ka përmbysur disavantazhin me tre gola të tjerë, një në fundin e pjesës së parë dhe dy të tjerët në pjesën e dytë.Një fitore trepikëshe për Tiranën dhe vjen humbja e parë për Skënderbeun, por në fund të fundit Skënderbeu me pak kujdes mund dhe duhet të kishte dalë me pikë nga kryeqyteti.Një humbje që aspak nuk duhet të demoralizojë Skënderbeun, pasi kampionati është i gjatë dhe në tre javë kampionat, Skënderbeu ka 6 pikë.RASTET NË PJESËN E PARË2’ – Aksion individual i Ardit Nikaj që gjuna në hyrje të zonës dhe topi përfundon në rrjetë 0-1 për Skënderbeun.5- Sërish janë korçarët që për pak sa nuk shënojnë edhe të dytin, por Ermir Rashica me një gjuajtje diagonal gjuan dhe topi prek vetëm rrjetën e jashtme.9-Rasti i bukur për Tiranën, ku Hasani shmang edhe mbrojtësin Randi gjuan dhe pret në mënyrë të saktë portieri Alia.17-Vjen kartoni i parë i parë i verdhë teksa Ramos ndërhyn ashpër ndaj Lushkja dhe vjen kartoni i parë i ndeshjes.21-Top në thellësi për Lafitin, por është Alia që me ndihmën e kapitenit Frashëri nuk lejon ti afrohet katërkëndorit.34-Goditje dënimi për Tiranën. Është Hoxhallari që gjuan dhe pret Alia.38’-Është mesfushori Dean Liço që ndërhyn rëndë ndaj Jonuzit dhe karton i verdhë për mesfushorin e Skënderbeut.45’-Kaina me kokë brenda zonës bardhekuqe shënon golin e barazimit. 1-1 mbyllet pjesa e parë.RASTET NË PJESËN E DYTË52’-Vetëm tranversa shpëton Tiranën nga pësimi i golit të dytë, teksa Juri Merlim gjuan dhe topi përplaset në tranversë, atje Rashica gjuan jashtë.53’-Doka pretendon penallti pas përplasjes më Randin, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.62’-Hasani këtë herë kërkon të befasojë, por Alia nuk lejon me pritjen e tij që topi përfundojë në rrjetë.77’-Qefalija përfiton nga një top që mbetet në zonën mike dhe e shtyn topin në rrjetë. 2-1 për Tiranën.84’-Lika ka rastin më të pastër për të barazuar rezultatin, por është Lika i Tiranës që ja heq topin nga këmba në momentin e fundit.90’+8’-Hasani kontrollon topin mirë në zonën mike, gjuan dhe përfundimisht 3-1.
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti13 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!