Kanë qenë 10 vite të vështira për Skënderbeun dhe pikërisht ai dënim i pamerituar që ka shkaktuar jo pak hamendësi dhe njëkohësisht edhe paqartësi, duke vënë në pikpyetje edhe ekzistencën e këtij ekipi.
Por për fatin e mirë tashmë mund të themi se gjithçka po shkon drejt fundit dhe shpresohet që të rikthehet përsëri ai Skënderbe me atë paraqitje dinjitoze dhe të madhe.
Ajo që është mësuar së fundmi lidhet me dënimin 10-vjeçar të korçarëve. Kishte shumë paqartësi dhe njëkohësisht hamendësi për ato 10 vite. Së pari ishin vite pjesëmarrje apo vite kalendarike. Fillimisht në njoftim është thënë 10 vite me pjesëmarrje, por më pas pas një “amnistie” të bërë është vendosur që do të jenë thjesht 10 vite kalendarike.
Ky ishte lajmi i madh i asaj që korçarët kanë fituar nga “amnistia”. Duket se edhe vetë UEFA e ka kuptuar se sa ashpër është sjellë, pa arsyetim të argumentuar me ekipin e Skënderbeut, njëkohësisht edhe me një qytet shumë futbolldashës, por mbi gjithçka ka goditur elitën e futbollit shqiptar për vite me radhë.
Kjo është më se e qartë dhe e dukshme pasi askush nga ekipet tona nuk ka arritur dot, atë që korçarët kanë bërë. Kjo është më se e dukshme dhe është tashmë e vërtetuar.
This is the big news regarding what the people of Korça have gained from the “amnesty.” It seems that even UEFA has realized how harshly it acted without justified reasoning against the Skënderbeu team, as well as against a city with a deep passion for football. More than anything, this decision has struck the heart of Albanian football’s elite for many years.
This is clear and evident, as no other team has achieved what the people of Korça have accomplished. This is now undeniable and has been proven.
“KORÇA BOOM”