Është kohë afrimesh dhe korçarët, më shumë se cilido ekip, janë të përqëndruar në ata që do të afrojnë, kjo për të shpëtuar një sezon, pasi vetë pozita e tregon një gjë të tillë.
Drejtuesit kanë deklaruar që puna për të afruar futbollistë ka filluar para se të mbyllej sezoni, madje nuk është surprizë edhe emrat që dolën, por që pritet të finalizohen. Të shumtë janë emrat që tashmë janë në dorë të drejtusve të klubit për t’i afruar.
Një listë e gjatë mësohet të thonë drejtuesit dhe kjo e ndihmuar nga shumë menaxherë që kanë afruar futbollistë, por nuk është e lehtë në këto momente, pasi vërtet mund të ketë emra, por duhet parë gjendja e tyre dhe ku janë aktivizuar deri më tani.
Drejtuesit kanë gati edhe emrat e atyre që janë larguar dhe mund të largohen, por kanë deklaruar se afrimet duhet të jenë shumë herë më cilësore nga ata që janë në listën e largimeve, por kjo është për t’u parë në ditët në vijim. Ka emra që lakohen, madje është mësuar se me dy futbollistë po shkohet drejt finalizimit, por emrat mbahen akoma “sekret” nga drejtuesit.
The managers have already prepared the names of those who have left and those who may leave, but they have stated that the new signings must be of much higher quality than those on the departure list. This will be observed in the coming days. There are names being mentioned, and it has even been learned that two players are close to finalizing their transfers, but the names are still being kept “secret” by the management.
“KORÇA BOOM”