Sporti
Skënderbeu poker golash mposht lehtësisht 4 1 lushnjën
Skënderbeu – Lushnja 5-1Shënues:Nikaj 16’, Merlim 41’, Ajine 50’, Lika 66’ (11-m), Muharem 90′ / Zisi 57’Skënderbeu:Alia, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Ramos, Liço, Merlim, Rabiu, Nikaj, Rashica. (U aktivizuan: Alliu, Ajine, Shaqe, Gerco, Fletcher, Pecani, Lika, Ali, Vangjeli, Muharem, Janaqi, Djabi)Trajner:Ivan GvozdenoviçLushnja:Haremi, Kasmollari, E. Magani, Zisi, Jerikson, Aynde, Leroux, Gega, Tabaku, Disha, Levendi. (U aktivizuan: Spaho, Doka, Basha, Gjyla, Arapi, Preknicaj, Sadiku, Kurti, Dervishi, Ruco)Trajner:Gugash MaganiKartona te kuq:Tabaku 11’ , E. Magani 66’, Levendi 66’Skënderbeu fiton me poker golash ndaj Lushnjës, duke e mposhtur me rezultatin 5-1. Një Skënderbe që në fakt, në pjesën e parë dominoi totalisht dhe mund të shënonte edhe më shumë se 2 gola, aq sa shënoi në 45 minutat e pjesës së parë. Nikaj dhe Merlim janë autorët e golave. Një 45 minutësh që u dominua nga fillimi në fund nga vendasitMe fillimin e pjesës së dytë, të dy ekipet kryen shumë zëvendësime, teksa për herë të parë trajneri serb i Skënderbeut, i zëvendësoi të gjithë dhe hodhi gjithë lojtarët e stolit. Në pjesën e dytë, miqtë vetëm sa ngushtuan diferencën e golave me anë të Zisi, ndërkohë që Lika me 11-metërsh, Ajinë e Muharem mbyllën serinë e golave, duke mbyllur krejt takimin 5-1.Minutat e rasteve të ndeshjes7’ – Rashica jep një asis për Nikaj që i vetëm përballë portës së boshatisur, bën më të vështirën, gjuan jashtë.17’ – Frashëri jep një asis për Nikaj që këtë herë nuk fal dhe 1-0.21’ – Rashica në këtë minutë kishte një rast të pastër për të shënuar edhe golin e dytë, por topi i gjuajtur prej tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.28’ – Është Nikaj që jep një asis për Liço që dy herë me finte tregohet individual, gjuan por pret portieri lushnjar.41’ – Juri Merlim shënon një eurogol nga 30 metra largësi. Lëshon një predhe dhe 2-0.50’ – I futur në fushë në pjesën e dytë afrikani Ajine përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe shënon pa më të voglin problem edhe të tretin.54’ – Ndërkohë që Lushnja nuk pati asnjë rast deri në këtë minutë është vetë mbrojtja që për pak sa nuk shënon në portën e vet. Ramos e devijon topin dhe vetëm shtylla e majtë pingule ndal lushnjarët nga shënimi i golit të parë.57’ – Eurogol i Lushnjës. Është Zisi që me perfeksion shënon një eurogol nga 30 metra larg në një goditje dënimi diagonal në krahun e majtë.63’ – Endri Magani për miqtë provon nga largësia me një predhë, grushton në dy kohë portieri Alliu.66’ – Pecani pengohet në mënyrë të parregullt në zonën mike dhe 11-metërsh, ndërkohë që Lika gjuan saktë nga pika e bardhë dhe 4-1.90′ – Muharem shënon edhe te 5-in dhe mbyllet krejt ndeshja 5-1.
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti1 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje11 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!