Pak momente më parë ka qenë klubi bardhekuq që nëpërmjet një postimi ka prezantuar sulmuesin më të ri bardhekuq, Abiodoun Tayo Razack, futbollist që ka ka dalë sot në stërvitje me Skënderbeun.
Në fakt ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar edhe ardhjen e këtij futbollisti të ri, ndërkohë që klubi e ka prezantuar ditën e sotme dhe është ky që shikoni në foto.
Tashmë pas tij është edhe Albi Doka, një tjetër blerje të re që e zbuloi sërish portali ynë.
Ja postimi i klubit bardhekuq pak momente më parë:
Abiodoun Tayo Razack zyrtarisht bardhekuq!
Lojtari i dalë nga akademia e 36 Lions në Nigeri, ka hedhur firmën mbi kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën e sotme stërvitore.