Dita e sotme do të jetë dita e ndeshjes dhe e startit për Skënderbeun në superligën e re 2024-2025.
Sigurisht që në qytetin juglindor përgatitjet kanë marrë fund, teksa skuadra pikërisht dje mbylli edhe përgatitjet anti-Elbasani me një stërvitje në orët e mbrëmjes.
Sot Skënderbeu ka edhe një arsye madhore që duhet ta fitojë ndeshjen premierë, gjë që po e zbulojmë edhe në këto momente.
Sot më 19 gusht ka ditëlindjen trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç i cili do të festojë 46 vjetorin e tij të lindjes.
Dhe, njëshi i stolit bardhekuq pret që dhuratën më të madhe të marrë fitoren e parë dhe ta nisë me këmbë të mbarë sezonin e ri. Këtë e dinë fort mirë edhe futbollistët të cilët do të përpiqen në fushë të japin më të mirën dhe fitorja të shkojë dhuratë për trajnerin e tyre.
Me pak fjalë Skënderbeu ka shumë arsye që të fitojë ndaj Elbasanit.
Arsyeja e parë është se Elbasanit ia ka marrë dorën, pasi elbasanllinjtë kanë plot 17 vjet që nuk fitojnë në stadiumin “Skënderbeu”.
Arsyeja e dytë është se mbrëmja e sotme do të jetë ndeshja premierë në shtëpi.
Një tjetër arsye janë tifozët që kanë premtuar se do të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit.
Dhe, arsyeja tjetër madhore është se pikërisht sot Skënderbeu ka ditëlindjen e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, i cili mbush 46 vjeç dhe në këtë qytet ka qenë futbollist për 3 sezone, ndërkohë që tani është trajner i ekipit dhe e ka sezonin e dytë në “timonin” e Skënderbeut.
Forca “Ujqër” ta shpërbleni me dhuratën e fitores trajnerin tuaj!
Stafi i portalit “Korça Boom” uron trajnerin Ivan Gvozdenoviç: Edhe 100 vite të lumtura dhe suksese dhe vetëm suksese me Skënderbeun!