Sporti
Skënderbeu sot mbyllen përgatitjet ja dilemat që do të zgjidhen para partizanit
Skënderbeu sot mbyll përgatitjet anti-Partizan me seancën e fundit stërvitore që pritet të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit. Tek “Tropikal” skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç ka dy ditë që është akomoduar, ndërkohë që dje u zhvillua stërvitja e parë dhe sot e dyta dhe e fundit.Një stërvitje më shumë taktike dhe që do të zgjidhë disa dilema, do të jetë kjo e sotmja për Skënderbeun.Sigurisht që gjithë vëmendja është në vijën e parë të sulmit, teksa janë bërë publike prej ditësh lojtarët që nuk mundën t’ia dalin për këtë ndeshje transferte ndaj Partizanit.Sulmuesi Ardit Nikaj do të vuajë nesër mungesën e 4 kartonëve të verdhë, ndërkohë që edhe Ermir Rashica prej dy javësh po vuan dëmtimin në gju dhe janë dy sulmuesit kryesorë të Skënderbeut që kanë luajtur rregullisht në këtë superligë.Sikur të mos mjaftonin këto, duhet të vinte edhe dëmtimi i Franklin Ahanonu, golashënuesit më të mirë të Skënderbeut. Ditën e djeshme sulmuesi në fjalë ka kryer stërvitje me grupin, por nuk dihet sa do ta përballojë edhe sot stërvitjen e fundit.Vetëm pas kësaj seance do të vendoset përfundimisht nëse Franklin do të jetë nesër në fushë apo jo, por që gjasat janë të pakta.Gjithsesi, stafi teknik tashmë ka bërë gati zgjedhjet e tjera, teksa Gresild Lika është alternative e parë në repartin ofensiv. Përveç tij kujtojmë që në dispozicion janë edhe Suhejlj Muharem dhe Djantu, por njëri prej tyre mund të jetë në fushë në krah të Likës.Gjithsesi duhet të presim akoma për të mësuar si do të zgjidhet dilema e sulmit për Skënderbeun, për këtë transfertë të nesërme të orës 17:00 ndaj Partizanit në kryeqytet.
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti1 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje10 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!