Connect with us

Sporti

Skënderbeu stërvitje hermetike para Tiranës

Askush nuk është lejuar të filmojë nga kamerat e interesuara për stërvitjen e korçarëve. Ka qënë një vendim i marë nga ana e klubit të Skënderbeut, që të paktën në dy ditët stërvitore para ndeshjes, të mos jepet asnjë informacion filmik.Ka qënë klubi që ka kërkuar nga të gjithë gazetarët e interesuar që të mos ketë filmime në pjesën themelore të stërvitjes. Natyrisht që në minutat e para janë lejuar të marin materialin e duhur për punën e tyre, por më pas gjithçka ka qënë “hermetike” dhe është punuar shumë në aspektin taktik.Natyrisht që edhe shumë ekipe të tjera e bëjnë një gjë të tillë për të mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të krijojnë njohje për mënyrën e lojës dhe formacionin.

Askush nuk është lejuar të filmojë nga kamerat e interesuara për stërvitjen e korçarëve. Ka qënë një vendim i marë nga ana e klubit të Skënderbeut, që të paktën në dy ditët stërvitore para ndeshjes, të mos jepet asnjë informacion filmik.Ka qënë klubi që ka kërkuar nga të gjithë gazetarët e interesuar që të mos ketë filmime në pjesën themelore të stërvitjes. Natyrisht që në minutat e para janë lejuar të marin materialin e duhur për punën e tyre, por më pas gjithçka ka qënë “hermetike” dhe është punuar shumë në aspektin taktik.Natyrisht që edhe shumë ekipe të tjera e bëjnë një gjë të tillë për të mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të krijojnë njohje për mënyrën e lojës dhe formacionin.

Continue Reading

Sporti

Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League

Në prag të grumbullimit të Kombëtares shqiptare, që nis zyrtarisht të hënën e 6 tetorit, trajneri Silvinjo shpalli sot për mediat dhe opinionin publik edhe listën me 24 futbolllistët e thirrur për këto dy ndeshje, ku risi është mesfushori i Rijekës, Adrion Pajaziti.

Në konferencën zyrtare për media tekniku brazilian komentoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, foli për rikthimet e lojtarëve Muçi e Ajeti, pse mungon Rei Manaj, risinë “Adrion Pajaziti”, shpjegoi si është gjendja e kapitenit Gjimshiti ndërsa vlerësoi edhe dy kundërshtarët e muajit tetor.

Rikthimi i Muçit, Abrashi, Pajaziti dhe pse mungon Manaj – Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. E njëjta gjë ndodh edhe me Medon Berishën dhe Keidi Baren. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar. Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren. Kemi shumë lojtarë të rinj në Kombëtare si Asllani, Mitaj, Muçi, të cilët kanë nevojë për futbollistët me eksperiencë si Gjimshiti, Ajeti, Abrashi të cilët e njohin mirë skuadrën dhe mund të nevojiten. Abrashi është një lojtar me të cilin mund të luaj. Kam besim te ky lojtar.

Pse nuk morët një tjetër sulmues qendre dhe a e konsideroni Albion Ademin? – Sa i përket lojtarit Tuci, e kam parë me Spartën e Pragës. Kam qenë edhe në qendren sportive të këtij klubi, e kam takuar. Është pjesë e listës dhe është njësoj si Çuni, si Vrioni që luan në Amerikë. Ne në staf kemi bërë zgjedhje. Kur nuk kemi lojtarë si Daku apo Manaj, që luajnë si sulmues qendrore kemi lojtarë të tjerë si Seferi apo Uzuni, mbase edhe Muçi që mund ta bëjë atë rol. Mua më pëlqen të luaj me një lojtar përpara, por ka shumë ekipe që nuk e kanë një 9-sh të qartë në ekipet e tyre. Futbolli është i tillë dhe duhet të përshtatemi. Deri tani kemi Dakun dhe Manajn që e bëjnë atë rol dhe kemi 2-3 lojtarë që i gjejmë dhe jemi pas tyre për t’i provuar. Në rastin e Asanit, Laçi është lojtari që është përshtatur më shumë deri tani në rolin e tij. Unë besoj në mundësitë që i jepen lojtarëve dhe jo në eksperimente. Zeka dhe Spahiu për shembull janë dy lojtarë që u është dhënë mundësia të jenë pjesë e Kombëtares dhe mund të rikthehen sërish me Kombëtaren pasi dera është e hapur. Deri para 3 muajsh zëvendësuesi i Asanit ishte teknikisht Muçolli. Por ne si staf do duhet të jemi pas lojtarëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Lojtarët shikohen në stërvitje jo vetëm gjatë ndeshjeve. Kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë hapësirë për t’u rikthyer. Albion Ademi? – Sipas nesh nuk është ende momenti i këtij lojtari.

A është tani momenti i Muçit? – Që unë të marr 2-3 lojtarë, sigurisht që do të më duhet të lë ndonjë lojtar tjetër jashtë. Në këtë rast kemi rikthimin e Muçit që është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Është i ri dhe ka një rrugë të bukur përpara. Por duhet të kuptoni që kur një lojtar ndryshon klubin, ka një lloj ndryshim edhe në jetë. Ka nevojë për kohë për t’u përshtatur. Fjala që unë zgjedh në këtë rast është ‘durim’. Ai po bën mirë, mund të ketë mundësi dhe minuta edhe me ekipin. Nga 24 lojtarë që ne përzgjedhim, secili lojtar ka mundësinë e tij për të luajtur. Qoftë 10 apo 90 minuta, është një mundësi shumë e madhe për lojtarin, pasi mund t’i ndryshojë jetën. Por edhe stërvitja, jo vetëm ndeshje. Duhet të kujtojmë që lojtarët do të luajnë në fundjavë me klubet e tyre dhe do të bëjmë rivlerësimet tona se si do të jetë gjendja e tyre. Ju jeni të lumtur me Muçin dhe unë jam i lumtur me to dhe shpresoj të ketë një lloj vazhdimësie.

Grumbullimi i Spahiut & Zekës në ndeshjet e kaluara dhe rikthimi në Çeki – Sa i përket Zekës dhe Spahiut, grumbullimi i tyre nuk është një eksperiment. Kombëtarja të jep mundësi dhe ne kemi pasur mundësi që t’i shohim këta lojtarë për 10 ditë. Spahiu pati hapësirë të luajë disa minuta edhe me Gjeorgjinë. Të dy janë lojtarë që luajnë në të djathtë, por janë mëngjarashë. I dhamë hapësirën për të qenë pjesë e skuadrës. Ne kemi 45-50 lojtarë që i kemi vazhdimisht në monitorim. I kemi parë dhe Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Sa i përket ndeshjes me Çekinë rikthehemi me 11 tetor në Pragë. Kemi dy ndeshje të vështira në transfertë. Çekia është një ekip i fortë, fiton centimetra. Luan teknikisht dhe ka 4-5 lojtarë me të cilët mund të luajë në ajër. Ka një tranzicion të shpejtë dhe ka lojtarë fizikë. Do jenë dy ndeshje të vështira dhe është një grup i vështirë.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 –  Është  e vërtetë që FSHF është kandidate. Unë jam trajner, mua më intereson shumë lojtarët e U-21. Në fakt ne kemi marrë shumë nga aty, Simonin, Bajramin, Mitajn, Berishën, Pajazitin, Fetain, Shpendin. Kemi marrë shumë lojtarë të fortë aty, mua më intereson, por se si bëhet, ku bëhet pastaj, në vitin 2027, nuk është çështje e trajnerit. Unë jam i lumtur kur lojtari bën një rrugëtim të mirë, në një kampionat të fortë. Unë jam ai që duhet t’i shkojë mbrapa lojtarit, nuk është e trajnerit të vendosë apo të japë opinione, është një çështje e veçantë, që sipas meje nuk më përket. Nga ana sportive jam shumë i lumtur që lojtarët e U-21 vijnë te ne në kondicion të mirë.

Armando Broja, keni folur me klubin e Everton për gjendjen e tij? – Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt.

Si është gjendja e lojtarëve që nuk kanë shumë minuta me klubet e tyre? – Jam shumë i lumtur me të gjithë. E rëndësishme të kuptohet se kemi në monitorim 40 – 50 lojtarë. Nuk jemi Kombëtare që nëse nuk luan me klubin, nuk përzgjidhesh. Të mos jesh pjesë e listës, nuk do të thotë që nuk stërvitesh. Nuk varet nga sa minuta luan. Gjithmonë lotjarët kanë qenë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Ne duhet të bëjmë një listë të ekulibruar dhe të mirë. Unë jam shumë i kënaqur me lojtarët, pasi pavarësisht minutave kanë dhënë gjithçka me fanellën e Kombëtares. Luajnë apo jo në Champions, me minuta apo 0 minuta për mua është e rëndësishme të japin zemrën dhe shpirtin në fushë.

Gjendja e Berat Gjimshitit? – Kemi folur me doktorin e Atalantës. Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Një eksperiencë e bukur njerëzore dhe futbollistike. Nuk ishte në Euro 2016, pastaj u kthye ishte në Euro 2024 dhe ishte kapiten. Jeta është e bukur, jeta shkon para, jam i lumtur për të. Duhet të presim sot, nëse ftohet apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Për të tjerat flas me doktorin, si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne, nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot.

Mitaj i vetëm në krahun e majtë? – Ne ndjekim shumë lojtarë, edhe majtas. Por mos harroni që Hysaj e Balliu kanë bërë shumë kohë mbrojtësin e majtë, edhe Balliu në dy ndeshjet e fundit ka bërë mbrojtësin e majtë. Ai është një lojtar me eksperiencë, luan me këmbën e kundërt. Hadroj ka bërë një rrugëtim në të kaluarën si mbrojtës i krahut të majtë, e ka eksperiencën. Ne duhet të kuptojmë çfarë të bëjmë në mbrojtje nëse ndodh ndonjë gjë me Marion, por sipas nesh të tre mund të bëjnë të majtin. E vërtetë, janë karakteristika të ndryshme, por nëse është e nevojshme duhet të kuptojmë dhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve do të vendosim. Për ne të tre mund të luajnë në të majtë Hadroj, Hysaj dhe Balliu. Hadroj vjen dhe stërvitet te ne si i majtë. Të djathtën e bën lehtësisht, pastaj nëse ndodh, në ndeshje ne duhet të zgjedhim.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në kompeticionin “Liga e Kombeve” ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, ora 18:00). Kuqezinjtë do t’i zhvillojnë të dyja këto sfida në transfertë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Egnatias trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka dalë në konferencën për shtyp, teksa ka pohuat se nesër ka besim të madh që lojtarët e tij do të futen në fushë për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje:

“Nuk kemi vazhdimësi deri tani, rezultate nuk kemi, të tjerat i kemi, por tani të rëndësishme janë pikët. Nuk kemi nevojë të luajmë bukur, nuk kemi nevojë të flasim shumë, kemi nevojë vetëm për pikët. Sepse ne në ndeshjen e fundit kundër Partizanit, Dinamos, Tiranës ishim 1-0 për ne, 2-1 për Tiranën. 1-1 kundër Dinamos, 2-1 për Dinamon. Përgjegjësia dhe besimi duhet të shkojë më mirë për ne”. tha ai.

Gvozdenoviç vlerësoi maksimalisht Egnatian, por tha se edhe rrogozhinasit po përballen me probleme deri tani. Në fund, tekniku i Skënderbeut, deklaroi se ka besim të madh se këtë herë ekipi do të rikthehet të fitorja.

“Egnatia skuadër e mirë, e fortë por kjo është situata. Edhe ata kanë probleme brenda pas dy humbje radhazi, është ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Ne jemi gati, sot kemi stërvitjen e fundit, Juri dhe Tare filluan stërvitjen me grupin. Tani do shohim.

Çdo skuadër mendon për fitore, edhe Skënderbeu. 100% e sigurt është që do futim një skuadër për një besim pozitiv, pastaj si do dalim do flasim nesër më shumë. Do bëjmë lojë të fortë, do menaxhojmë situatën dhe do Zoti dalim me rezultat pozitiv”, – deklaroi Gvozdenovic.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!

Gjatë gjithë kësaj jave klubi “Skënderbeu” dhe jo vetëm kanë bërë thirrje që nesër të gjithë duhet të jenë prezentë në stadiumin “Skënderbeu” për ta mbështetur sa më shumë ekipin e tyre të zemrës që në këtë moment ka më shumë se kurrë nevojë për lojtarin e 12-të.

Në fakt përballë Egnatias me ndihmën e tifozërisë Skënderbeu ka shanse të mëdha që ta mposhtë dhe të rikthehet në rrugën e rezultateve pozitive.

Edhe pak momente më parë ka qenë sërish klubi “Skënderbeu” që u ka bërë thirrje të gjithëve që nesër të jenë prezentë në stadium, madje sa më të shumtë në numër.

Nëpërmjet një postimi është treguar se nesër ka vetëm një rrugë në qytetin juglindor dhe ajo është rruga që të çon në stadiumin “Skënderbeu” në orën 19:00 të mbrëmjes.

Postimi i KF Skënderbeut:

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!

Bashkë më të fortë!

Bashkë ia dalim!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore

Kjo fundjavë do të jetë java e 4-t për volejbollin e femrave dhe të meshkujve të Skënderbeut, pra të dy ekipet do të zbresin në parket, por në transfertë.

Në këtë mënryë, Skënderbeu në volejboll për femra që në 3 javët e para ka 3 fitore do të luajë ditën e shtunë në datë 5 tetor në përballjen Barleti Volley-Skënderbeu. Pra, Skënderbeu do të luajë në transfertë dhe të shtunën ndeshja starton në orën 17:00. Të paktën në letër vajzat bardhekuqe duket se e kanë të fituar këtë ndeshje, por që do të kërkohet më e mira me lojë bindëse dhe me rezultat të pastër.

Ndërkohë që vajzat luajnë në transfertën e kryeqytetit, janë meshkujt e volejbollit të Skënderbeut që edhe ata do të luajnë jashtë fushe. Në të njëjtën orë si femrat dhe në të njëjtën ditë do të luajë edhe Skënderbeu i trajnerit Arben Prifti. Elbasani-Skënderbeu është ndeshja e javës së 4-t të superligës, ndërkohë që Skënderbeu në 3 javët e para ka 2 fitore dhe 1 humbje dhe renditet në vendin e dytë pas Partizanit. Një super skuadër ka bërë këtë sezon volejbolli i meshkujve dhe edhe të shtunën pritet fitorja e radhës.

Suksese të dyja skuadrave të volejbollit të Skënderbeut në këtë javë të katërt!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh

Edhe pse duket larg ndeshja e fundit që mbyll fazën e parë, ajo është afër dhe korçarët e mendojnë. Natyrisht këtë fundjavë do të jetë ndeshja e parafundit për ta me ekipin e Egnatias dhe e fundit me Bylisin.

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar këtë ekip me dy ndeshje pa spektatorë dhe kjo gjë u shkon për shtat korçarëve që nuk do t’u duket si një ndeshje transferte. Pra, kundërshtari nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve të vet dhe kjo është shumë pozitive dhe një shans dhe mundësi me shumë për të marrë pikë të plota.

Por natyrisht mund të thuhet që ndeshjet merren një nga një dhe kështu është, pasi gara është në vazhdimësi dhe shikohet e gjithë rruga që e pret ekipin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!

Sot starton java e 4-ër e kampionatit kombëtar në volejboll për femra, ndërkohë që një nga ndeshjet e sotme është në Pogradec, atje ku vendaset do të presin Teutën.

Pas humbjes së një javë më parë me Barleti Volley, vajzat pogradecare të rrjetës do të kërrkojnë ti rikthehen një orë e më parë fitores dhe sot është dita e duhur.

Pogradeci-Teuta është përballja e sotme e orës 17:00, ndërkohë që klubi liqenor u ka bërë thirrje sportdashësve që të mbushin shkallët e pallatit të sportit, aq më tepër që edhe hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Një ndeshje emocionuese pritet kjo e sotmja, ndërkohë që Pogradeci është i destinuar ta fitojë këtë përballje.

Suksese Pogradecit sot dhe me fitore!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia

Java e 8-të e superligës starton sot dhe dita e 5 çifteve të kësaj jave erdhi. Janë 5 ndeshje emocionuese dhe që pritet të dhurojnë emocione, për vetë faktin e pozitave që kanë skuadrat dhe që duan që të mos lëshojnë pikë që në këtë fazë të parë.

Java e 8-të starton sot, pra të premten me ndeshjen e parë të javës dhe do të jetë ajo e orës 19:00 mes Dinamos së Ilir Dajës dhe Laçit që akoma nuk ka shijuar fitoren e parë në këtë superligë.

Më pas e shtuna e 5 tetorit (nesër) do të dhurojë dy takime, të dyja në orën 19:00 dhe që do të jetë edhe dita e Skënderbeut. Në kryeqytet Partizani do të presë Bylisin, një ndeshje e lehtë në letër, ndërkohë që po në të njëjtën orë luhet në stadiumin “Skënderbeu”. Korçarët presin në shtëpi Egnatian, kampionen në fuqi dhe pavarësisht vështirësisë do të kërkojnë vetëm fitoren për t’u rikthyer në ritmin e duhur.

Java e 8-të dhe e parafundit e fazës së parë mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit po në orën 19:00. Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani janë dy përballjet e tjera interesante dhe në këtë mënyrë kjo javë e 8-të starton nesër dhe mbyllët të dielën me 5 çifte një më interesante se tjetra.

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci

Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, një stërvitje që filloi në orën 17:00 është parë se ata futbollistë që ne kemi thënë se janë të dëmtuar, pra Merlim, Randi dhe Tare nuk kanë punuar përsëri me grupin.

Ata kanë punuar në mënyrë individuale sipas programit të përcaktuar nga stafi. Është kjo stërvitja e parafundit para ndeshjes dhe nuk ka më asnjë shpresë apo garanci se këta futbollistë mund të jenë që nga minuta e parë.

Kjo është më se e sigurt dhe kështu trajneri ka filluar të piketojë një formacion ndryshe, ku të paktën i mungojnë këta futbollistë.

Pra, edhe se mund t’ia dalë ndonjë prej tyre, por kjo nuk do të thotë se janë gati edhe për atë se nuk duhet të rrezikohet më shumë dhe nuk kanë gjendjen e duhur, pasi kanë pothuajse një javë që nuk kanë marrë ngarkesë me grupin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje

Fitorja në javën e dytë të kategorisë së dytë për Maliqin 1-0 ndaj Luftëtarit dhe e para për sezonin i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve pasi për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë dhe koreve fyese Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Ndërkohë që sjellje josportive është dënuar edhe futbollisti Ndoci me dy ndeshje pezullim.

Ja dhe vendimi në dëm të maliqarëve:

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News