Pritej me interes të shikohej afrimi më i fundit në vijën sulmuese, ai i Tayos, i cili ka vetëm disa ditë që është bashkuar me grupin. Gvozdenoviç rezervoi edhe për të rreth 30 minuta lojë dhe nga një opinion i parë kishte veprime shumë të mira teknike.
Për më shumë ai ariti të shënonte edhe golin e parë me këtë fanelë, falë aftësive të tij individuale. Duket se i ka dhënë një sinjal tre sulmuesve të tjerë që ai vjen si konkurrent për një vend në formacion.
Por kjo sjell edhe më shumë qetësi tek Gvozdenoviçi për të pasur sa më shumë alternativa dhe forca në vijën e parë të sulmit.