Connect with us

Super Liga

SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci

Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, një stërvitje që filloi në orën 17:00 është parë se ata futbollistë që ne kemi thënë se janë të dëmtuar, pra Merlim, Randi dhe Tare nuk kanë punuar përsëri me grupin.

Ata kanë punuar në mënyrë individuale sipas programit të përcaktuar nga stafi. Është kjo stërvitja e parafundit para ndeshjes dhe nuk ka më asnjë shpresë apo garanci se këta futbollistë mund të jenë që nga minuta e parë.

Kjo është më se e sigurt dhe kështu trajneri ka filluar të piketojë një formacion ndryshe, ku të paktën i mungojnë këta futbollistë.

Pra, edhe se mund t’ia dalë ndonjë prej tyre, por kjo nuk do të thotë se janë gati edhe për atë se nuk duhet të rrezikohet më shumë dhe nuk kanë gjendjen e duhur, pasi kanë pothuajse një javë që nuk kanë marrë ngarkesë me grupin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!

Përpara 4 vitesh, në vitin 2020 ka qenë ky momenti i stërvitjeve të Ermir Rashicës në Kosovë, foto të cilën e sjellim më sipër, ndërkohë që sot Rashica është shumë lart, madje nga Kosova te Skënderbeu, fitoi kombëtaren U-21, synon kombëtaren e madhe kuqezi dhe pritet që të bëjë një shitje të madhe në Europë ndoshta qysh në merkaton dimërore.

Ermir Rashica me punën e madhe ka arritur të bëhet një protagonist, ndërkohë që i tillë po kthehet edhe te Skënderbeu, ku deri tani në 7 javë të luajtura ka shënuar 3 gola dhe pret pse jo të jetë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ermir Rashica është nga ata djemtë e talentuar që rrallë kemi parë dhe cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme. Sulmues krahu është roli i tij natyral, ndërkohë që muskujt i ka treguar qysh përpara 4 vitesh, por duhet t’i tregojë realisht edhe tani, kur duhet të bëjë liderin te Skënderbeun.

Edhe në Tiranë në humbjen e fundit ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe padyshim që këtë të shtunë është radha e tij, pse jo për të shënuar dhe të tregojë që Ermir Rashica vlen shumë.

Forca djaloshit nga Mitrovica!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë

Ndeshja Skënderbeu-Egnatia që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu” është më shumë se e rëndësishme. Themi këtë pasi Skënderbeu i bën punë vetëm fitorja dhe Egnatia nga ana tjetër vjen pas një humbjeje në shtëpi me Partizanin dhe patjetër që edhe rrogozhinasve u duhen pikët.

Gjithsesi situata te Skënderbeu nuk është ajo e prisnin të gjithë pas 7-të javëve të para, aq më tepër që presidenti Ardjan Takaj besonte shumë që Skënderbeu do të kishte një start edhe më të mirë se ai i sezonit të kaluar.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi në 7 javë Skënderbeu ka 7 pikë dhe plus edhe humbjes së fundit me Tiranën, ka bërë që presidenti Ardjan Takaj të zbarkojë në qytetin juglindor plot 3 ditë përpara se të luhet ndeshja me Egnatian.

Sigurisht që ardhja e tij ka ndryshuar edhe gjendjen në skuadër, teksa edhe lojtarët kanë filluar të ngrejnë përpara kohe adrenalinën dhe deri të shtunën pritet që të japin më shumë se 100% në fushën e lojës.

Presidenti ka ndjekur dje nga afër seancën e djeshme stërvitore dhe po ashtu nuk ka munguar as sot. Ndërkohë që edhe nesër në stërvitjen përmbyllëse Takaj do të jetë atje për të karikuar edhe më shumë të tijtë në prag të kësaj sfide kaq shumë të rëndësishme.

Nëse ka një ditë që futbollistët duhet të japin “shpirtin” në fushën e lojës është kjo e së shtunës dhe padiskutim edhe Ardjan Takaj ka zbarkuar për të treguar se kjo përballje ka rëndësi të madhe dhe vlen vetëm 3 pikë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka njoftuar pak momente më parë ndeshjen e javës së 8-të që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin juglindor mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Ajo që është vënë re, javë pas jave klubi zgjedh nga një futbollist që njofton ditën e ndeshjes, ndërkohë që këtë herë është përzgjedhur mbrojtësi Andrea Gerco, një lojtar titullar i Skënderbeut dhe padiskutim futbollist cilësor dhe që ka bërë vërtet mirë me fanelën bardhekuqe.

Skënderbeu duket se është në përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht që tashmë pritet vetëm dita për tu përballur me Egnatian, skuadrën kampione në fuqi.

Dihet që ndeshja e kësaj jave është e një shkalle të lartë vështirësie, por që në shtëpi Skënderbeu këtë sezon ka treguar se di të fitojë me të gjitha skuadrat, qofshin edhe ekipet pretendente për titullin kampion.

Sot e nesër janë dy seancat e fundit stërvitore dhe Egnatia nuk ka diskutim që vlen vetëm 3 pikë për Skënderbeun që vjen pas humbjes me Tiranën 2-1.

Ndeshja e rradhës!

Skënderbeu – Egnatia

E Shtunë, 05 Tetor Ora 19:00

Stadiumi “Skënderbeu”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia vjen në Korçë me “frikë”

Korçarët ndjekin me vëmendje edhe atë që bën kundërshtari. Nga sa është mësuar edhe ekipi i Egnatias ka problemet e veta për këtë ndeshje.

Kështu, së pari janë mungesat e shumta që ka ekipi dhe së dyti është një ekip që për momentin njeh edhe fjalën krizë. Drejtuesit e këtij ekipi e kanë edhe me gjykimin dhe nga burime të sigurta është mësuar se Egnatia është ankuar shpesh gjatë këtyre javëve se gjykimet e kanë dëmtuar.

Gjithashtu, janë të bindur nga ana tjetër se në Korçë do të gjejnë një Skënderbe shumë të motivuar dhe që ka mbështetjen e spektatorëve të vet dhe kjo e bën më të vështirë për kundërshtarin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten me ndeshjen Dinamo City – Laçi. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë Egnatian. Të dy takimet do të luhen në 19:00.

Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Nesër starton java e 8-të. Gjithë vëmendja te Skënderbeu që pret kampionët e Egnatias!

Java e 8-të e superligës starton nesër dhe dita e 5 çifteve të kësaj jave erdhi. Janë 5 ndeshje emocionuese dhe që pritet të dhurojnë emocione, për vetë faktin e pozitave që kanë skuadrat dhe që duan që të mos lëshojnë pikë që në këtë fazë të parë.

Java e 8-të starton nesër, pra të premten me ndeshjen e parë të javës dhe do të jetë ajo e orës 19:00 mes Dinamos së Ilir Dajës dhe Laçit që akoma nuk ka shijuar fitoren e parë në këtë superligë.

Më pas e shtuna e 5 tetorit do të dhurojë dy takime, të dyja në orën 19:00 dhe që do të jetë edhe dita e Skënderbeut. Në kryeqytet Partizani do të presë Bylisin, një ndeshje e lehtë në letër, ndërkohë që po në të njëjtën orë luhet në stadiumin “Skënderbeu”. Korçarët presin në shtëpi Egnatian, kampionen në fuqi dhe pavarësisht vështirësisë do të kërkojnë vetëm fitoren për t’u rikthyer në ritmin e duhur.

Java e 8-të dhe e parafundit e fazës së parë mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit po në orën 19:00. Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani janë dy përballjet e tjera interesante dhe në këtë mënyrë kjo javë e 8-të starton nesër dhe mbyllët të dielën me 5 çifte një më interesante se tjetra.

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!

Skënderbeu në 7 javë ka 7 pikë e thënë ndryshe 1 pikë mesatarisht për ndeshje. Kaq pikë e renditin Skënderbeun deri në këto momente në zonën e ftohtë në vendin e 8-të të superligës. Sigurisht që dy javë përpara fundit të fazës së parë, Skënderbeu nuk i ka pikët që kishte menduar dhe kjo padyshim që nuk mund të quhet pozitive në kampin bardhekuq.

2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje do të thotë ndryshe se këto 7 pikë të deritanishme skuadra korçare i ka siguruar në shtëpi, me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Fakti që Skënderbeu nuk ka marrë qoftë edhe një bafazim në 3 ndeshje transferte, tregon qartë se Skënderbeu i këtij sezoni nuk është ai i vjetshmi që luante në transfertë dhe merrte pikë me të gjitha ekipet e superligës.

Pas humbjes së fundit, tashmë do të mendohet vetëm për Egnatian, kampionen në fuqi që do të vizitojë qytetin juglindor në javën e 8-të, ndërkohë që ndaj rrogozhinasve ka vetëm një objektiv, fitoren.

Nëse nuk merren pikët maksimale në 90 minutëshin e radhës, sigurisht që javët në vazhdim do të vështirësoheshin, prandaj Egnatia është përballja për “jetë a vdekje” për Skënderbeun.

Kjo e shtunë do të jetë dhe duhet të jetë ndeshja e Skënderbeut, ndërkohë që të gjithë edhe te Skënderbeu e dinë fort mirë, që me 7 pikë në 7 javë, duhet të vijë kthesa e menjëhershme te bardhekuqtë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë

Skuadra korçare po vazhdon stërvitjet e veta, kjo në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, një ndeshje që luhet në shtëpi dhe përballë do të jetë Egnatia, një prej ekipeve më të mira.

Nga ajo që kemi mundur të mësojme nga procesi stërvitor tek Skënderbeu do të ketë disa ndryshime, kjo për atë se disa futbollistë janë të dëmtuar, por ka edhe ndonjë ndryshim taktik ose që t’i japë më shumë forcë ekipit. Natyrisht nuk do të jenë ndryshime radikale, por që tre ose katër pozicione do të jenë në ndryshim.

Kështu Merlim pothuajse është i konfirmuar që nuk do të luajë dhe ka shumë mundësi ta nisë Pecani nga minuta e parë ose edhe Franklin. Ndërkohë që edhe reparti i mbrojtjes po shikon si një alternativë të fuqishme Shaqen që mund të ndërrojë krah me Gercon.

Mundësi është për Tayon në vijën sulmuese. Në fakt ishte menduar që të luante që në ndeshjen e kaluar, por nuk ishte mundësia pasi ishin pesë të huaj në fushën e lojës. Një mundësi e madhe është edhe për Dokën dhe Balajn, të cilët pothuajse janë gati për këtë ndeshje. Të gjitha këto kemi mundur t’i shikojmë nga procesi stërvitor ku Gvozdenoviç po eksperimenton disa ndryshime.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë

“Ky sezon është më i fortë se ai i kaluari, ka shumë ekipe që janë forcuar dhe po zhvillojnë ndeshje të mira, por dua të theksoj se nuk ka diferenca të dukshme.”

Këto janë fjalët e para të ikonës së futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili e shikon sezonin të vështirë për të gjitha ekipet dhe sipas tij: “Nuk ka diferenca në pikë, të paktën që nga vendi ku është Skënderbeu dhe duke e karahasur me vendin e parë.”

Korçarët kanë shtatë pikë dhe vendi i parë ka 13 pikë, pra një diferencë e rikuperueshme për gjithë të tjerët që janë në këtë garë.

I pyetur se cili po spikat në këtë moment tek korçarët, Xhambazi thekson: “Grupi nuk ka diferenca, por për mua deri në këto momnte po spikasin Rabiu dhe Rashica”. Pra, duket se me largimet e disa futbollistëve grupi i të spikaturve ka rënë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!

Edhe pse nuk janë futbollistë titullarë të momentit Randi dhe Tare janë dy futbollistë që gjatë kësaj jave stërvitore të korçarëve kanë punuar në mënyrë individuale. Nga sa është mësuar të dy këta futbollistë kanë dëmtime muskulore ku më shumë janë kontraktime të pësuara nga java e parë.

Randi nga ndeshja me Tiranën dhe Tare nga një seancë stërvitore që e ka shpënë në një kontarktim muskulor. Kështu që të dy këta futbollistë mund të mos jenë gati për ndeshjen e radhës edhe pse siç thamë nuk janë titullarë, por kanë qënë në çdo ndeshje në stol të gatshëm për aktivizim.

Më shumë është aktivizuar Randi në dy ndeshje dhe Tare në një ndeshje. Në qoftë se të tre futbollistët duke shtuar dhe Merlim nuk janë gati këta do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna dhe në vend të tyre do të jenë tre të tjerë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Flash News