Ermir Rashica, sulmuesi nga Vushtrria, ka arritur të bëhet një nga lojtarët më të njohur në ligën superiore të Shqipërisë. Me skuadrën e Skënderbeut, ai ka arritur të shënojë 7 gola dhe të dhurojë 2 asistime në 19 ndeshje, duke treguar një formë të shkëlqyer gjatë këtij sezoni.
Pas një karriere të suksesshme me Kosovën U-19, Rashica aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-21 madje më shiritin e kapitenit, ku konsiderohet si një nga lojtarët kyç dhe me potencial të lartë. Hapat e parë si futbollist i ka bërë në shkollën e futbollit “El Clasico”, ku pas suksesit në kategori të ndryshme, ai filloi karrierën e tij profesionale me Trepçën ’89.
Pas një periudhe të shkëlqyer atje, Rashica u transferua te Skënderbeu i Korçës një sezon e gjysmë më parë, ku vazhdon të tregojë talentin e tij duke shkëlqyer në fushë. Me performancat e tij, ai po e dëshmon veten si një nga sulmuesit më premtues në këtë ligë, dhe e ardhmja e tij duket të jetë shumë e ndritur.
Tashmë jemi në kohë merkatoje dhe të gjithë sytë janë te djaloshi që mund ta cilësosh pa frikë si më të mirin e kësaj superlige. Kjo del fare qartë nga statistikat e sezonit dhe nga mosha shumë e re që ka Ermiri. Skënderbeu është vërtet në fundin e tabelës së klasifikimit, por që ka në përbërje një grup lojtarësh shumë të talentuar dhe midis tyre edhe Rashica që cilësohet pa frikë “xhevahiri” i superligës.
Skënderbeu pati fatin që ta promovojë këtë talent dhe sot vetë Rashica jo më kot vetëm nga transfermarkt vlen 500 mijë euro, pa thënë se kjo shifër është shumë pak nga ajo që do ta shesin bardhekuqtë. A do të mundet Rashica të shitet në këtë merkato dimri apo jo? Një pyetje që në fakt përgjigjen do ta marrë shumë shpejt. Vetëm nëse vjen një ofertë e madhe financiare Skënderbeu dhe më konkretisht drejtuesit mund të dorëzohen, por që është e sigurt që presidenti Ardjan Takaj, pa një shumë të majme financiare dhe pa një përqindje të madhe kartoni këtë djalosh as që do të ketë në mendje që ta lëshojë.
Flitet shumë për klube të mëdha europiane që kanë dërguar zyrtarisht edhe ofertën e tyre në adresë të sulmuesit të talentuar të Skënderbeut, oferta që ndodhen në zyrat e klubit bardhekuq. Me pak fjalë të gjithë janë “sy e veshë” të Rashica, futbollisti që në qytetin juglindor thonë që shumë shpejt do ta shikojmë edhe me fanelën e kombëares së madhe, titullar të padiskutueshëm.
Pa frikë mund të jetë shitja më e madhe nga Shqipëria që mund të kemi parë ndonjëherë, por që na duhet të presim janarin. Ndoshta Ermiri mund të shitet edhe në verën e ardhshme, pas përfundimit të sezonit, por të vërtetën mbi këtë e di vetëm presidenti Ardjan Takaj. Thashetheme do të ketë shumë gjatë gjithë kësaj merkatoje dimri, por që Ermiri është më i kërkuari i kësaj superlige kjo nuk ka diskutim.
Skënderbeu mbi të gjitha është skuadra që e promovoi dhe meriton me plot gojë të përfitojë shumë nga ky “xhevahir”, gjë që edhe vetë Rashica e di fort mirë që me këtë fanelë po rritet me shpejtësi maramendëse.
Suksese Ermir Rashica!
Ermir Rashica, the forward from Vushtrri, has become one of the most renowned players in the Albanian Superliga. With Skënderbeu, he has managed to score 7 goals and provide 2 assists in 19 matches, showcasing excellent form throughout this season.
After a successful career with Kosovo’s U-19 team, Rashica is currently part of Albania’s U-21 squad, even wearing the captain’s armband, where he is considered a key player with high potential. He took his first steps as a footballer at the “El Clasico” football academy, and after achieving success in various youth categories, he began his professional career with Trepça ’89.
“KORÇA BOOM”