Në këtë fundvit 2024-ër të gjitha ekipet e Akademisë së klubit “Skënderbeu” kanë bërë bilancin e vitit dhe në këtë shkrim të sotëm sjellim Skënderbeun U-14, një skuadër me të ardhme dhe shumë cilësi brenda. Këta djem që shikoni në foto kanë festuar së fundmi në Voskopojë arritjet e tyre dhe këtë kampionat të deritanishëm, duke përfaqësuar denjësisht Skënderbeun në superligën U-14.
Ky Skënderbe drejtohet nga trajneri i mirënjohur Stavrion Lako dhe Paoljo Zegullaj. Në 13 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka luajtur 12 ndeshje dhe renditet në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit. Nga ajo që mësojmë është se objektivi i ekipit është një vend mes katër ekipeve më të mira të superligës dhe objektivi deri tani është arritur.
24 pikë për Skënderbeun dhe një punë e madhe e stafit teknik dhe djemve të kësaj grupmoshe të cilëve u urojmë në këtë fundvit të kenë sa më shumë suksese dhe të nderojnë fanelën e tyre bardhekuqe. Të gjithë bashkë kanë festuar ditët e fundit ashtu si edhe u takon në Voskopojë mes dëborës, si për të thënë se “ujqërit” janë gati të vazhdojnë me këto suksese edhe në vitin 2025.
Gëzuar djema!
Gëzuar stafit teknik dhe këtij Skënderbeu kaq simpatik!
Lista e futbollistëve të Skënderbeut U-14
Noel Tahir 12.01.2011
Flavio Rustemi 12.06.2011
Ilia Fecami 01.01.2011
Aleksandros Mildili 28.12.2011
Patrik Osmani 17.12.2011
Vangjel Trajko 05.03.2011
Noel Lika 08.09.2011
Eljo Petriti 2011
Kristian Shuri 25.12.2011
Nikola Xhaçka 14.09.2011
Arbër Shaholli 18.03.2011
Olger Kupe 23.10.2011
Joel Avxhi 24.06.2011
Anxhelo Dine 07.11.2011
Uesli Armata 14.01.2011
Dionis Abdiu 10.04.2011
Klion Cane 03.01.2011
Ergi Meto 10.12.2011
Denis Larti 23.09.2011
Johan Lalo 21.03.2011
Frenki Maçolli 08.04.2011
Roeljo Dërsniku 22.07.2011
Arsi Pulaha 03.03.2011
Lisandro Muçaj 05.01.2012
Uesli Dalipi 15.01.2012
At the end of 2024, all teams from the “Skënderbeu” club’s Academy have reviewed their yearly performance, and in today’s article, we bring you Skënderbeu U-14, a team with a bright future and great talent. These boys, pictured here, recently celebrated their achievements and the ongoing championship in Voskopoja, proudly representing Skënderbeu in the U-14 Super League.
This Skënderbeu team is led by renowned coaches Stavrion Lako and Paolo Zegullaj. In the first 13 weeks of the championship, Skënderbeu has played 12 matches and is currently ranked fourth in the standings. According to reports, the team’s goal is to secure a spot among the top four teams in the Super League, and so far, that objective has been achieved.
“KORÇA BOOM”