Bardhekuqtë kanë lënë pas humbjen e fundit ndaj Partizanit, një humbje që sigurisht ka pengjet e veta dhe tashmë e quajnë një kapitull të mbyllur. Kjo edhe për atë se spejt vjen ndeshja e radhës dhe Skënderbeu ndeshjen e javës së tretë do ta luajë ditën e shtuë në orën 20:00.
Qysh sot skuadra do të zbresë në fushë për të marrë ngakresë të plotë, ndërkohë që do të ketë edhe një analizë për ndeshjen e fundit në kryeqytet dhe për atë humbje që erdhi në minutën e 93-të.
Stafi teknik gjatë këtyre ditëve do të punojë shumë edhe në aspektin priskologjik, pasi skuadra në fakt ka lënë jo pak, por tre pikë në dy javët e para. Themi këtë pasi me Elbasanin, bardhekuqtë fitonin 1-0 dhe morën vetëm 1 nga tre pikë që e merritonin.
Në ndeshjen e fundit Skënderbeu ndaj Partizanit ishte në barazim 1-1 deri në minutën e tretë shtesë dhe në fund fitoi Partizani, pra u la e pakta edhe një pikë në këtë ndeshje. Janë pikë që vërtet do të vlenin shumë, por ja që falë edhe fatit skuadra nuk i ka.
Tashmë nga sot Skënderbeu do të dalë në stërvitje në orët e pasdites dhe do të jenë plot 4 seanca stërvitore deri të shtunë ditë kur do të luhet edhe ndaj Vllaznisë. Dy ndeshjet e radhës Skënderbeu do ti luajë në shtëpi, së pari ndaj Vllaznisë dhe më pas do të presë Teutën po në shtëpi.
Ka ardhur absolutisht momenti i pikëve për Skëndebeun dhe skuadra tashmë duhet të përqëndrohet maksimalisht së pari te Vllaznia që luan të shtunën.
Suksese Skënderbe!