Connect with us

Kulture

Sot 97 vjetori i lindjes së aktorit korçar thimi filipi nderim dhe respekt për figurën e tij

Kujtojmë sot 97 vjetorin e lindjes së aktorit korçar Thimi Filipi, nderim dhe respekt për figurën e tij!Thimi Filipi (1927-1990). Aktor. Lindi në Korçë. I aktivizuar me grupin teatror qysh në radhët partizane dhe më pas, në qytetin e lindjes, u tërhoq si aktor profesionist në teatrin “A.Z. Çajupi” të Korçës, më 1954, dhe punoi aty deri sa doli në pension.Qysh në fillim të karrierës së tij artistike luajti role kryesore, si ai i Dhimitrit në dramën “Lulja e kujtimit e Foqion Postolit. Realizoi mbi 85 role, të shumtët tipa e karaktere dramatike të ardhura nga shtresat fshatare, figura njerëzish të fortë që përfaqësonin idealet rilindëse e atdhetare, personazhe që rëndom gjendeshin në udhëkryqe ekzistenciale, me brenga e përvuajtje, të trajtuara me tonime të ulëta e të buta të zërit, me heshtje meditative, me qëndrime e gjeste të ngadalta, por të prera e të vendosura.Në rrafshe të tilla aktoriale, gjithmonë me kahe të thuketa psikologjike, janë interpretuar edhe rolet e Batos te drama “Djemtë e Bato Gorës”, e Xhelos te drama “Maro Mokra”, e Delos te drama “Përballë vetes” e Ruzhdi Pulahës etj. Me rolin e Zekos në dramën “Zeko Shkoza” të R. Pulahës iu dha çmimi “Aleksandër Moisiu” si “Aktori më i mire” në Festivalin e Teatrove, në vitin 1986.Me jetësimin e ndjerë artistik që i beri asaj figure, ai vijoi me ngulm në hullitë e veta aktoriale duke ravijëzuar tipin e një njeriu me karakter të fortë e burrëror, që vendos e jep drejtësi edhe në rastin kur preken thellë ndjenjat vetjake si prind. Th. Filipi u bë një nga aktorët i kërkuar edhe në kinematografi, ku interpretoi në rreth 30 filma.E nisi me filmin e parë shqiptar, “Tana”, më 1958 duke krijuar më pas një hapësirë të vetën, me ravijëzime karakteresh të ndryshëm, burra atdhetarë, fshatarë të ndershëm, njerëz në udhëkryq, por që dinë të zgjedhin kahun e mbarë etj., si në filmat “Guna pëmbi tela”, 1977 (kapedani); “Njeriu me top”, 1977 (Fahredini); “Përballimi”, 1978 (Neziri), me të cilin ka fituar çmim; “Dollia e dasmës sime”, 1978 (Syrjai babai i nuses)); “Nusja dhe shtetrrethimi” (xha Jani karrocieri); “Balle për ballë”, 1979 (Xhemal Struga); “Mysafiri”, 1979 (Akrepi); “Apasionata”, 1983 (babai i Mirës); “Kush vdes në këmbë, 1984 (farëmbjellësi); “Rrethi i kujtesës”, 1987 (Loro) etj. Mban titullin “Artist i merituar”.

Continue Reading

Aktualitet

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024.

Fotoalbumi i natës së tretë dhe të fundit i festivalit, i cili u finalizua në qytetin e Ersekës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik – u mirëpresim sot në

sheshin “Rilindja” në Ersekë më 18:00, ne Natën finale të këtij festivali.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar

Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar, duke na përjetësuar në ritmet e serenatave të dashurisë dhe këngëve që kanë mbushur rrugët e qytetit ndër vite. Me një repertor të veçantë, muzika fali emocion, nostalgji dhe një atmosferë të papërsëritshme.

Faleminderit të gjithë atyre që u bashkuan dhe mbështetën këtë udhëtim muzikor, si dhe artistëve të mrekullueshëm që na rikthyen magjinë e serenatës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës

Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës me performancën e tyre të jashtëzakonshme! Me interpretimet e tyre të ndjera dhe harmoninë e mrekullueshme të zërave, ata e kthyen natën në një përjetim emocional dhe nostalgjik për të gjithë të pranishmit.

Sonte, në natën e dytë të festivalit, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj atmosfere. Skena do të ndriçohet nga emra të tjerë të mëdhenj të muzikës dhe ju presim për një tjetër mbrëmje plot pasion dhe melodi.

Ejani të festojmë bashkë traditën e bukur të serenatave në Korçë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave

Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave ngjallën kujtime dhe emocione të

bukura.

Një mbrëmje e mbushur me art dhe dashuri për muzikën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator

Duke sjellë një shije të traditës së serenatës së Spanjës, Alba Bioque dhe Vicente Morales në

piano do të mbushin natën me melodi shpirtërore në Korça Serenights më 28 shtator. Le të

shkrihet muzika e dy vendeve në një natë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine

David Shaholli i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky është korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine.

Suksesi i tij është një dëshmi e potencialit që ka një artist shqiptar për të ndikuar në skenën muzikore botërore, duke bashkuar kulturat dhe zhanret përmes muzikës.

Bravo David!

Vijo të shkëlqesh!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi

Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe Biblioteka publike ju ftojnë të merrni pjesë në takimin për promovimin e 3 vëllimeve me poezi, “Tingujt e shpirtit, Kërkoj yllin tënd, Korçë, e mirka ime”, të autores korçare Athina Bino, ditën e shtunë, datë 28 shtator 2024, ora 11.00, në mjediset e Bibliotekës publike, Korçë.

Jeni të mirëpritur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights

Vaskë Niço, një artist i njohur dhe i dashur në botën e serenatave korçare, do të performojë më

28 Shtator në Korça Serenights. Me zërin dhe stilin e tij të veçantë, ai dhe banda e tij do të

sjellin atmosferën e ngrohtë dhe nostalgjike të serenatave në Pazarin e Vjetër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë

Si gjithmonë me rastin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Muzeu i Arsimit organizon aktivitete me në qendër nxënësit e shkollave.

Për këtë vit duke u bazuar në temën: “Rrugë, rrjete dhe lidhje”, planifikuam lojën “Kërko thesarin” në bashkëpunim me klasën e IV të shkollës “Sotir Gurra”.

Loja konsistonte në gjetjen e një objekti të trashëgimisë kulturore i nxjerrë nga arkivat dhe i fshehur në muze. Për ta gjetur nxënësit duhet të kalonin në disa hapa duke mësuar ndërkohë historinë e Mësonjëtores dhe të disa personaliteteve kyç që luftuan për vazhdimësinë e shkollës.

Pasi nxënësit gjetën objektin, u diskutua rreth mbrojtjes, konservimit dhe transmetimit të qëndrueshëm të trashëgimisë tek brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News