Erdhi dita e javës së tretë të superligës, ndërkohë që pikërisht sot Skënderbeu do të provojë në mbrëmje në orën 20:00 që të shënojë fitoren e parë të kësaj superlige.
Pas një barazimi dhe një humbjeje që nuk e meritonte, Skënderbeu sot në mbrëmje në orën 20:00 do të presë Vllazninë në shtëpi, në një ndeshje që në fakt do të jetë nga ato takime ku fitorja është detyrim.
“Ujqërit” janë gati ta bëjnë realitet sot trepikëshin e parë të sezonit dhe fitorja sonte është detyrim, aq më tepër që luhet përpara tifozërisë bardhekuqe.
Në fakt java e tretë starton sot në orën 17:00 me përballjen Laçi-Bylis, ndërkohë që në mbrëmje Teuta do të presë Partizanin në Durrës dhe njëkohësisht Skënderbeu do të presë Vllaznisë.
Sot është dita e Skënderbeut!
Forca djema, duam fitoren!
JAVA E TRETË E SUPERLIGËS
SOT 31 GUSHT 2024
ORA 17:00 LAÇI-BYLIS
ORA 20:00 SKËNDERBEU-VLLAZNIA
ORA 20:00 TEUTA-PARTIZANI
NESËR 1 SHTATOR 2024
ORA 17:00 TIRANA-EGNATIA
ORA 20:00 DINAMO-ELBASANI