Connect with us

Aktualitet

Sot ditëlindja e Armand Dukës/ FSHF uron Presidentin!

Sot feston ditëlindjen Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, dhe

familja e madhe e futbollit shqiptar i uron shëndet dhe çdo të mirë në jetë! Sa më shumë

suksese në karrierë, në krye të futbollit shqiptar dhe kudo!

Gëzuar ditëlindjen President!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Katër ikona të sportit, katër personalitete në një foto

Të respektosh është nderim, të ruash kujtime është meritë e atyre që t’i japin. Kjo ndodh me katër personazhet e fotos së sotme që ne ju sjellim. Ata janë katër personalitete në fushën e sportit dhe të profesionit të nderuar të mësuesit të Edukimit Fizik. Bëhet fjalë për Andrea Cepën, Dhimitër Kacorin, Kristaq Titilin dhe Berti Kotheren.

Ata kanë dhënë shumë në fushën e sportit jo vetëm si sportistë, por edhe si trajnerë, duke nxjerrë nga duart e tyre një plejadë sportistësh në basketboll, atletikë dhe mundje. Ata sot ndihen si të rinj, si atëherë plot energji, por mbi të gjitha janë krenarë për atë që kanë lënë pas. Sot kanë të drejtë të pinë edhe një kafe në atë qetësinë e tyre, pasi kanë lënë gjurmë të pashlyera në botën e sportit. Në një shkrim nuk mund t’i përmbledhësh të gjitha, por një fjalë të madhe mund t’ua themi:

Respekt të madh për atë krenari që na keni lënë! Gjithmonë qofshi të nderuar se e meritoni!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Akademiku Nikolao Saramando vizitë në kishën e Shën Sotirit

Profesori akademik Nikolao Saramando ishte sot në Kishën e Shën Sotirit në Korçë. I njohur për kontributet e tij akademike, prania e tij në këtë kishë historike tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe studiuesve.

Kisha e Shën Sotirit, një vend i rëndësishëm kulturor dhe fetar, e mirëpriti profesorin për një ceremoni të veçantë.

Vizita e Saramandos nënvizoi lidhjen mes akademisë dhe trashëgimisë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre monumenteve për brezat e ardhshëm.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Dimër më i ftohtë se ai i vitit të kaluar/ Ja çfarë do të ndodhë me motin!

Meteorologët paralajmërojnë ditë shumë të ftohta gjatë dimrit që po vjen në disa pjesë të Europës. Pas të nxehtit përvëlues në verë, disa pjesë të Europës po përballen me temperatura shumë të ulëta.

Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta. Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata. Europa perëndimore dhe qendrore do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit. Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.

Çfarë është La Nina dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?

La Nina është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño. Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Nina përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit. Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve. Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme. Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ).

Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga xhamia e Iljaz Bej Mirahorit!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të hënë, në këtë fillim jave kur data shënon 7 tetor 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga xhamia e qytetit tonë, nga xhamia e Iljaz Bej Mirahorit dhe t’ju urojmë bekime nga zoti për ju.

Ju urojmë një të hënë sa më të bukur për të gjithë!

Ditë dhe javë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Të rinjtë e Korçës perfunduan sot projektet e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024

Të rinjtë e Korçës perfunduan sot projektet e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024, që u zhvillua për herë të parë tek Korça Innovation Hub.

Për dy ditë me radhë të rinjtë punuan së bashku me mentorët për të prezantuar punët e tyre dhe 3 grupe u përzgjodhën për të vijuar më tej konkurimin në hackathonin global të NASA.

Suksese grupeve fituese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Rehabilitohen 49 banesa në Pojan, Leminot e Maliq!

Pojan, Leminot e Maliq.

Vazhdon punë për rehabilitimin e 49 banesave për komunitete në nevojë.

Dimiri patjetër do të jetë më i sigurtë dhe më i ngrohtë edhe për këto familje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë Sefedin Braho!

Armand Duka, president i FSHF-së:

“Me trishtim të madh mësova sot lajmin e ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos, një emër i madh i futbollit shqiptar e veçanërisht atij gjirokastrit, pjesë e Luftëtarit, Partizanit si edhe i Kombëtares në periudhën 1970-1980.

Braho ishte një mik i mirë, personalitet me vlera të mëdha dhe një emër që ka shkruar historinë me gërma të arta.

Dua t’u shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të Brahos, ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

I paharruar qoftë Sefedin Braho!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mali i Moravës është një destinacion i preferuar për adhuruesit e natyrës dhe aventurës

Mali i Moravës është një destinacion i preferuar për adhuruesit e natyrës dhe aventurës, me

shtigje per hiking dhe biking që të ftojnë të eksplorosh dhe të përjetosh ndjesinë e lirisë

absolute.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit.
Në bashkëpunim me ekspertë të shquar akademikë të diasporës dhe mbështetjen e AADF, u prezantua sot plani ambicioz zhvillimior i transformimit të UNIKO për ta kthyer këtë institucion në një qendër të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030.
Me mbështetjen e qeverisë dhe strategjisë, Universiteti i Korçës do të shërbejë si model për transformimin e universiteteve të tjera rajonale dhe do të luajë një rol kyç në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Podgoria!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë.

Sot është e diel dhe data shënon 6 tetor 2024. Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga Podgoria, fshati që shtrihet në këmbët e Malit të Thatë, një fshat që rrezaton një kulturë, histori dhe mbi të gjitha njerëz punëtorë.

Sot ju urojmë të gjithve një ditë pushimi sa më të këndshme mes familjarësh dhe miqve tuaj.

Qoftë një ditë relaksi dhe sa më e gëzuar për të gjithë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News