Kulture
Sot është ditëlindja e aktorit të humorit sejfulla myftari cekja
Sot është ditëlindja e aktorit të humorit Sejfulla Myftari të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!Sejfulla Myftari (1952). Aktor i humorit. Lindi në Skrapar, më 25 shkurt. Femijërinë e tij e ka kaluar në qytetin e Përmetit. Erdhi në artin e aktrimit nga Lëvizja Amatore. Portreti dhe mimika e tij komike, përdorimi i të folmeve krahinore të Shqipërisë së mesme, aftësia e shndërrimit nga roli në rol, gjetja e një larushie “maskash” nëpërmjet makijazhit, parukeve, veshjeve, objekteve të rekuizitës etj., ishin disa nga cilësitë që e afruan shpejt atë në Estradën e Beratit si aktor profesionist, ku debutoi për rreth 30 vjet. U bë një nga aktorët e mirënjohur të humorit në gjithë Shqipërinë ,falë një morie rolesh nga më të ndryshmet ,të luajtura me nur e hijeshi komike në skenë dhe në ekranin e televizorit .S. Myftari ka shfrytëzuar me mënçuri gjetje e forma shprehëse aktoriale të natyrës së burleskes dhe të groteskut, me deformime, karikaturizimë dhe ekzagjerime komike, veçse duke mbetur përherë i natyrshëm dhe organik në sjelljet dhe gjestet e tij, të cilat kanë një vetjakësi të dallueshme.Në radhën e roleve përfshihen rëndom tipa fshatarësh dembelë e hileqarë, matrapazë, burra me namuz e huqe të thuketa, hundëlesh, pijanecë, zyrtarë të korruptuar po ashtu njerëz të mprehtë e hokatare popullorë, që dinë të venë në loje të tjerët pa u kuptuar, sikundër janë verejtur në materiale të tilla humoristike, si: “Brigada e dalluar”, “Allo Llushnja”, “Kështu ruhet prona”, “Kryetari i kooperativës”, “Zotime për bujë”, “Në mal” etj.Ka qenë po aq i suksesshëm edhe në disa filma humoristikë të regjisorit Arian Çuliqi, si: “Fundi i marrëzise”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Dashuri me krisma”, “Borxhliu”, “Një baba tepër”etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Aktori i madh i humorit, Sejfulla Myftari është nderuar nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”.
Aktualitet
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024
Kulture
Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori5 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti19 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…