Prefekti Nertil Jole:
“Sot Korça ka arsye madhore për të festuar, pasi është 80-vjetori i çlirimit të saj.
Kam privilegjin dhe kenaqësinë t’iu uroj këtë ditë të rëndësishme, pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve, veteranëve e familjarëve të tyre dhe gjithë bashkëqytetarëve të mi!
Padyshim kjo eshte dita më e shënuar e historisë moderne të Korçës që do të pasohej nga çlirimi i gjithë vendit më 29 Nëntor 1944, ngjarje të paraprira nga sakrifica të panumërta të popullit dhe heroizmit deri në flijim të të rinjve e të rejave të rreshtuar në formacionet partizane.
Lavdi të rënëve për liri dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! Gëzuar për shumë vjet Ditën e Çlirimit të Korçës sonë!”
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”