Kulture
Sot kujtojme 82 vjetorin e lindjes të aktorit korçar, Sotiraq Çili
Sot kujtojme 82 vjetorin e lindjes të aktorit Sotiraq Çili. Nderim dhe respekt për figurën e tij!Aktori dhe Regjisori Sotiraq Çili (1942-2017). Lindi në qytetin e Korçës më 15 mars 1942. Mbasi mbaroi arsimin e mesëm, fitoi të drejtën për të studjuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e dramaturgjisë. Këtë institut e mbaron me rezultate shumë të mira dhe në vitin 1964 emërohet aktor në trupën e teatrit profesionist “A.Z.Çajupi” të Korçës.Nisur nga rezultatet e përfundimit të arsimit të lartë dhe prirjeve të tij, regjisori Piro Mani i beson një rol të rëndësishëm në premierën e tij, atë të princit “Orsino”, në komedinë “Nata e 12-të” të Shekspirit, të cilën Sotiraq Çili e interpretoi me dinjitet.Disa nga rolet e interpretuara në premierat: Fredi – në dramën “Mosha e bardhe” e D .Agollit, Myleri – në dramën “Stina e kuqe” e F .Gjatës, Komo – në dramën “Engjëjt e skëterrës” e K. Bellkut, Demir beu – në dramën “Me gjuhën e pushkës” e H .Minarollit, Genci – në dramën “Bijat e çobanit” e A. Binos, Demiri – në dramën “Era e lartesise” e N. Dokles, Roni – në komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Xhimi – në dramën “Gjithë bijtë e mi” e A. Milerit, Kapiteni – në dramën “Flamur në dallgë” e M. Stefës.Duke bërë fjalë për kontributin e Sotiraq Çilit në skenën korçare, nuk ka se si të mos e përmendim faktin se ai ka kontribuar me role jo vetëm si akotor por edhe si regjisor.Në teatrin profesionist ka regji në premierat: Në dramën – “Engjëjt e skëterrës” e K. Bellkut, në komedinë – “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës, në dramën – “Plumbat e shkronjave” e N. Priftit, në komedinë – “Një buddalla e gjysëm” e M. Stefës, në dramën – “Hakmarrja e komites” e O. GrillosSotiraq Çili ka lujatur role të ndryshme, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi i aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: “Prita”, “Montatorja”, “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjeneral Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, “Vjeshtë e nxehtë e 41-shit”, “Kush është vrasësi”, “Rikonstruksioni,” “Kronikë e një nate” etj.Ne vitin 1976 shkeputet nga trupa e teatrit profesionist dhe emerohet regjisor i trupes se Estrades Profesioniste te Korçes deri ne vitin 1997 kur doli ne pension. Ndahet nga jeta ne 19 gusht 2017.
Kulture
Nata e dytë e Festivalit të Serenatave solli në skenën e vjetër të Pazarit artistë të shquar
Kulture
Endri dhe Stefi ndezën skenën e Festivalit të Serenatës
Kulture
Mbrëmë në Muzeun Arkeologjik, tingujt e serenatave
Kulture
Alba Bioque dhe Vicente Morales në Korça Serenights më 28 shtator
Fama
David Shaholli korçari që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare të muzikës latine
Kulture
Shkrimtarja Athina Bino promovon të shtunën 3 vëllime me poezi
Kulture
Vaskë Niço do të performojë më 28 Shtator në Korça Serenights
Arsimi
Muzeu i Arsimit aktivitete me rastin e Ditës Evropiane të Trashëgimisë
Kulture
Teatri “Andon Zako Çajupi” për herë të parë shfaqje në Worcester!
Kulture
Erdhi koha për Serenights Korça!/ Dy netë serenatash të bukura 27-28 shtator
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti17 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë