SOT starton kategoria e parë 2024-2025/ Rrugë të mbarë Pogradec!

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/454962767_17938028003891430_571489291420338434_n.jpg

Erdhi dita e startit të kampionatit të kategorisë së parë për edcionin e ri 2024-2025. Pikërisht sot në orën 17:00 në 6 stadiume të Shqipërisë do të startojë kampionati i ri i kategorisë së parë.

Mes 12 skuadrave të kësaj kategorie nga Prefektura e Korçës është Pogradeci, përfaqësues në këtë kategori, skuadër që u rikthye nga kategoria e dytë edicionin e kaluar dhe do të startojë sot me objektiva madhore.

Pogradeci e nis sot rrugëtimin e vet në shtëpi përballë Kastriotit, një ndeshje që do të startojë në orën 17:00 dhe do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, stadium që pritet të jetë i tejmbushur.

Gjatë gjithë merkatos verore pogradecarët kanë afruar shumë lojtarë dhe kanë ngritur një skuadër të denjë për vendet e kreut, ndërkohë që trajneri Samuel Nikaj është optimist për skuadrën që do të drejtojë.

Formën e mirë të Pogradecit e treguan më së miri edhe ndeshjet miqësore, sidomos me ekipet e superligës, por sot është tjetër histori dhe fillon rrugëtimi zyrtar në kategorinë e parë.

Në Pogradec besojnë shumë që skuadra do t’ia dalë dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të bëjmë urimin: Rrugë të mbarë Pogradec!

Në kategorinë e parë kujtojmë që luajnë skuadra me shumë emër dhe histori, si, Flamurtari, Besa, Apolonia, Kukësi, Kastrioti, skuadra që kanë pretendimet e veta.  

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

LAJMI I FUNDIT/ Bie viroza te Skënderbeu. Ja cilët rrezikojnë Partizanin

Ekipi i Skënderbeut ka rreth një javë që vazhdon...

Kategoria e parë starton nesër/ Kukësi-Pogradeci ndeshja e parë e 2025-ës

Kategoria e Parë rikthehet këtë të premte me ndeshjet...

E FUNDIT/ Devolli hedhet në merkato. Jy afrimet e para!

Devollinjtë kanë filluar tani të mendojnë edhe për merkaton,...

Ja si duket Rei Pecani blu/ Klubi i Kukësit i uron mirëseardhjen!

Ndërkohë që sot klubi “Skënderbeu” i shprehu falenderimet Rei...