“Sportistët e Vitit 2024” në Pogradec!

Date:

“Sportistët e Vitit 2024”

Një mbrëmje plot emocione dhe shumë duartokitje solli aktiviteti i cili vlerësoi sportistët pogradecarë, një event i cili u mbajt për herë të parë në Pogradec e që në fokus kishte sportistë, trajnerë dhe ish trajnerë.

Mbrëmja nisi me një homazh për trajnerët: Stasi Vako, Thanas Papa, Agron Ruvina, Ilir Luarasi dhe Qani Mbroçi të cilët me punën dhe arritjet e tyre kanë bërë histori në sportin e qytetit.

Për Festim Fetollarin dhe Spartak Elmazin u dhanë titujt “Krenaria e Qytetit” të miratuar pak kohë më parë nga Këshilli Bashkiak si vlerësim për atë se çfarë i kanë dhënë futbollit pogradecar e që për fat të keq janë ndarë parakohe nga jeta.

Endri Çekiçi, Ernest Muçi dhe Erjon Hoxhallari tre sportistë me emër të cilët aktivizohen edhe me kombëtaren u vlerësuar me “Mirërnjohje” për performancat e tyre.

Isi Manellari, Marin Abazaj dhe Vangjel Zguro po ashtu u vlerësuan për lojën e tyre dhe krenarinë që i japin Pogradecit në skuadrat e superiores.

10 sportistë të ekipeve të qytetit në futboll, volejboll, basketboll, not dhe arte marciale u vlerësuan për arritjet e tyre gjatë vitit që po lëmë pas.

Sotiraq Iftica

Ish sportistin Fredi Shaho.

Paola Gjata, Gjinovefa Kërthi.

Miklovan Pere, Astrit Hysenllari, Arbër Pengu.

Rigels Vako, Aleksio Ruvina.

Redjon Gozhdari, Fabian Mançellari.

Gjatë mbrëmjes krahas vlerësimeve, falenderimeve, pati edhe lajme të mira për jetën sportive.

Ylli Çekiçi antar ekzekutiv i FSHF njoftoi se shumë shpejt nis puna për rikonstruksionin e aneksit sportiv dhe ngritjen e palestrave sportive.

Ndërsa volejbollistja e talentuar Paola Gjata në Janar 2025 nis aktivizimin e saj me ekipin e vajzave të Pogradecit duke u rikthyer aty lu hodhi hapat e para të saj.

Kjo mbrëmje gala ishte vlerësimi më i bukur që mund ti bëhej këtë fundvit sportit dhe sportistëve, si një rrugëtim i cili sapo ka nisur për të vijuar çdo fundvit për arritjet sportive në të gjitha disiplinat.

“Sportspeople of the Year 2024”

An evening full of emotions and applause marked the event that honored Pogradec’s athletes—a ceremony held for the first time in Pogradec, focused on athletes, coaches, and former coaches.

The evening began with a tribute to the coaches: Stasi Vako, Thanas Papa, Agron Ruvina, Ilir Luarasi, and Qani Mbroçi, who have made history in the city’s sports with their work and achievements.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ Humbet jetën 12-vjeçari nxënës i klasës së 7-të në Vashtëmi!

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së...

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë vizitojnë Kryepiskopin Anastas

Hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë...

Super Pogradeci/ Pas Vokrrit dhe Zguros ZYRTARIZON një kroat

Pogradeci po punon shumë gjatë kësaj merkatoje dhe drejtuesit...

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin e Pogradecit!

Të rinj si Ardi Muçllari që ngrejnë lart emrin...