Studentët e vitit III Bachelor, programi i studimit “Gjuhë Angleze” interpretuan pjesën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett-it

Date:

Studentët e vitit III Bachelor, programi i studimit “Gjuhë Angleze” interpretuan pjesën “Duke pritur Godonë” të Samuel Beckett-it.

Kjo shfaqje ishte një nismë e vetë studentëve me dëshirën për një gjallërim të jetës studentore përtej mësimit në auditore dhe për angazhime në të tjera veprimtari që pasurojnë përvojën e tyre akademike e personale. Me interpretimin e tyre plot pasion e përkushtim, ata treguan se dinë të përcjellin mesazhe dhe vlera që kanë rëndësi për shoqërinë dhe kulturën bashkëkohore.

Vënia në skenë e kësaj drame u ideua dhe u mbështet nga pedagogia e letërsisë angleze, në departamentin e Gjuhëve të Huaja, dr. Erinda Papa, si një përpjekje për të rrënjosur te studentët dashurinë për librin dhe për të nxitur mendimin kritik.

Përmes kësaj përvoje teatrale, studentët patën mundësinë të përballen me një nga veprat më të rëndësishme të teatrit modern, duke reflektuar mbi absurditetin e ekzistencës, pritjen dhe kuptimin e jetës.

Kjo veprimtari sjell edhe një shembull të bukur të përkushtimit të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” për të sfiduar veten dhe për të sjellë vlera për komunitetin.

Studentët morën përgëzimet e përgjegjëses së Departamentit, prof. as. dr. Erjola Qafzezi, nga pedagogët dhe familjarë të tyre, të cilët i ndoqën me emocion në këtë interpretim.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Shkolla naum veqilharxhi vizitë në muzeun kombëtar të artit mesjetar

Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollës “Naum Veqilharxhi”...

Skënderbeu humbja që djeg shumë/ Ja ku jemi me renditjen!

Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës...

Skënderbeu mësoni forrmacionin e korçarëve që pritet të zbresë në orën 13 30 ndaj egnatias

Skënderbeu është gati për këtë përballje të pas pak...

Dardha mahnitëse në çdo stinë

Pamje të mrekullueshme nga fshati turistik i Dardhës, i...