Në verën që kaloi Dean Liço, ish-kapiteni i Skënderbeut u shit për 250 mijë euro te turqit e kategoirsë së parë Igdir FK, ndërkohë që realisht sot themi pa frikë që ka qenë një shitje që i prishi punë Skënderbeut për vetë rolin, pozicionin dhe atë që jepte Deani te Skënderbeu, pasi ishte një lojtar kyç.
Ish-kapiteni i Skënderbeut ka mbyllur 2024-ën te Igdir FK dhe skuadra e tij turke në 17 javë të luajtura renditet në vedin e 6-të, duke pasur si objektiv ngjitjen në superligën e Turqisë.
Në këto 17 javë të luajtura, Dean Liço u aktivizua në 15 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 3 gola dhe të japë 1 asist, duke numëruar edhe 6 kartonë të verdhë në total.
Lojtari korçar ka një vlerësim mesatar, teksa ka pasur edhe ndeshje që ka shkëlqyer me fanelën turke. Tashmë Deani vijon përgatitjet në Turqi, pasi skuadra e tij do të startojë në datën 4 janar ndeshjet e tjera dhe duket se ish-kapiteni i Skënderbeut është mësuar në ligën turke dhe u përshtat shpejt me grupin e lojtarëve.
Sot Liço vlen 550 mijë euro sipas transfermarkt, duke qenë lojtari i dytë më i shtrenjtë te Igdir FK. 996 minuta në 15 ndeshje për Deanin dhe sigurisht që tashmë në vazhdim mesfushori shtatlartë pretendon të aktivizohet edhe më shumë. Të gjitha këto janë bilanci i gjysmës së dytë të vitit 2024 për Dean Liçon, lojtari që i prishi shumë punë Skënderbeut, por që është një pikë kyçe te turqit e Igdir FK.
Sot i urojmë suksese mesfushorit dhe viti i ardhshëm qoftë një vit plot suksese për Liçon!
During the past summer, Dean Liço, the former captain of Skënderbeu, was transferred for €250,000 to the Turkish First Division team Igdir FK. In hindsight, it can be said without hesitation that this transfer turned out to be a detrimental move for Skënderbeu, given Liço’s role, position, and the contribution he brought to the team as a key player. The former Skënderbeu captain has concluded 2024 with Igdir FK, and his Turkish team currently sits in 6th place after 17 matches played, aiming for promotion to the Turkish Super League.
“KORÇA BOOM”