Connect with us

Sporti

Super staf orlando dhe olsi dyshja perfekte e volejbollit korçar

Zakonisht meritat sa herë fitohen trofe shkojnë për lojtaret, madje për kapitenen, apo edhe vajzat e tjera që shkëlqejnë. Shkojnë ehe te tifozëria që këtë herë mori notën 10-të.Ndërkohë që në këto momente sjellim më poshtë këtë foto kaq domethënëse.Janë dyshja që drejtojnë “timonin” e Skënderbeut dhe janë Orlando Koja dhe Olsi Haxhillari.I pari me shumë përvojë dhe një trajner i lindur për të pasur vetëm suksese. Olsi padiskutim që po ecën në rrugën e trajnerit të parë dhe të dy janë një dyshe perfekte.E meritojnë edhe këta që të festojnë në trofeun dhe jo më kot ne po i sjellim sot për t’i falenderuar që na kanë bërë kaq krenarë me Skënderbeun në volejboll për femra.Të dy janë fjalëpak dhe punën e tregojnë vetëm në parket.Një përqindje shumë e madhe e sukseseve të Skënderbeut, shkojnë për Orlando Kojën dhe Olsi Haxhillarin.Jeni vërtet të shkëlqyer!Faleminderit profesorë që po na jepni kaq shumë kënaqësi me lojën e këtij Skënderbeu!

Zakonisht meritat sa herë fitohen trofe shkojnë për lojtaret, madje për kapitenen, apo edhe vajzat e tjera që shkëlqejnë. Shkojnë ehe te tifozëria që këtë herë mori notën 10-të.Ndërkohë që në këto momente sjellim më poshtë këtë foto kaq domethënëse.Janë dyshja që drejtojnë “timonin” e Skënderbeut dhe janë Orlando Koja dhe Olsi Haxhillari.I pari me shumë përvojë dhe një trajner i lindur për të pasur vetëm suksese. Olsi padiskutim që po ecën në rrugën e trajnerit të parë dhe të dy janë një dyshe perfekte.E meritojnë edhe këta që të festojnë në trofeun dhe jo më kot ne po i sjellim sot për t’i falenderuar që na kanë bërë kaq krenarë me Skënderbeun në volejboll për femra.Të dy janë fjalëpak dhe punën e tregojnë vetëm në parket.Një përqindje shumë e madhe e sukseseve të Skënderbeut, shkojnë për Orlando Kojën dhe Olsi Haxhillarin.Jeni vërtet të shkëlqyer!Faleminderit profesorë që po na jepni kaq shumë kënaqësi me lojën e këtij Skënderbeu!

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…

Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.

Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.

Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.

Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.

Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.

Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.

Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                         31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës

Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21

Skënderbeu gjatë kësaj kohe deri në datën 15 tetor nuk do të ketë në stërvitje plot tre futbollistë. Talentet në kampin bardhekuq janë të shumtë, ndërkohë që treshja e zakonshme e ekipit tonë kombëtar Shpresa është nga Skënderbeu dhe ata janë Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi.

Ditën e djeshme të tre këta lojtarë të talentuar, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi dhe duhet të stërviten për ndeshjen e 15 tetorit, ditë kur Shqipëria U-21 do të presë Armeninë U-21 në “Air Albania”.

Kjo do të thotë që dy sulmuesit Rashica e Nikaj dhe mesfushori Dejvid Janaqi, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç vetëm pas datës 15 tetor dhe përpara ndeshjes me Bylisin në kampionat.

Gjithmonë Skënderbeut nuk i kanë munguar lojtarët e talentuar në ekipet tona kombëtare, por që situata te Skënderbeu pas humbjes së fundit nuk është më e mira, pasi skuadra renditet pas 8 javësh në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Të tre futbollistëve të Skënderbeut u urojmë suksese dhe të nderojnë fanelën bardhekuqe te Shqipëria U-21 dhe me kthimin e tyre shpresojmë që edhe situata të ndryshojë për mirë te Skënderbeu.

Suksese Ermirit, Arditit dhe Dejvidit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!

Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.

Suksese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!

Kategoria e dytë dhe më konkretisht Grupi B këtë fundjavë që kaloi pati për protagonistë dy ekipet e Prefekturës së Korçës. Devolli fitoi në Delvinë dhe Maliqi në Memaliaj, ndërkohë që ishin dy fitore në transfertë që treguan se të dy ekipet kanë pretendime të mëdha në këtë sezon.

Duke bërë këtë paraqitje kaq të mirë, në 11-shen e javës duket se ligjin e bëjnë maliqarët dhe devollinjtë, kjo pasi 5 lojtarë janë përzgjedhur nga këto dy skuadra dhe nga ana tjetër edhe trajneri më i mirë i javës është ai i Devollit.

Për Maliqin në 11-shen e javës janë renditur mbrojtësi Agolli dhe Meçollari. Nga ana tjetër për Devollin më të mirët e kësaj jave që kaloi ishin, Ivani, Hasaj dhe Zymeri.

Të gjithë këtyre emrave u është shtuar në fund edhe trajneri më i mirë i javës, Trifon Meraku. Pra, Devolli dhe Maliqi këtë javë bënë ligjin dhe shpresojmë dhe urojmë që të vazhdojnë me këtë ritëm.

Suksese të gjithë lojtarëve më të mirë dhe dy skuadrave, Devollit dhe Maliqit që po bëjnë paraqitje super deri tani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News