Java e 7-të e superligës do të rikthehet qysh nesër (të premten) dhe për tre ditë me radhë do të luhen të 5 çiftet e kësaj jave.
Në këtë mënyrë kjo javë do të startojë që këtë të premte kur data shënon 27 shtator. Këtë ditë, java starton me kryendeshjen e kësaj jave Egantia-Partizani që do të luhet në Rrogozhinë dhe do të startojë në orën 16:00.
Më pas të shtunën e 28 shtatorit luhen 2 ndeshjet e radhës. Në Orën 16:00 Laçi-Teuta është sfida e parë e ditës, ndërkohë që në mbrëmje në orën 19:00 Dinamo do të presë Vllazninë.
Të dielën do të jetë dita e fundit e kësaj jave dhe 29 shtatori do të nisë me sfidën e orës 16:00 në Ballsh, ku Bylisi do të presë në shtëpi Elbasanin.
Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet në orën 19:00 të mbrëmjes, atje ku gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet në përballjen Tirana-Skënderbeu.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave duken tepër interesante dhe me rivalitet, duke shpresuar që edhe Skënderbeu të vijojë tashmë me rezultate pozitive, pavarësisht se përballë ka Tiranën dhe luhet në transfertë.
Suksese “Ujqër”!
JAVA E SHTATË E SUPERLIGËS
TË PREMTEN 27 SHTATOR 2024
ORA 16:00 EGNATIA-PARTIZANI
TË SHTUNËN 28 SHTATOR 2024
ORA 16:00 LAÇI-TEUTA
ORA 19:00 DINAMO-VLLAZNIA
TË DIELËN 29 SHTATOR 2024
ORA 16:00 BYLIS-ELBASANI
ORA 19:00 TIRANA-SKËNDERBEU
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”