Java e dytë e superligës nisi dje me 3 ndeshjet e para të javës së dytë, ku në 3 ndeshje u shënuan plot 10 gola, duke dhuruar spektakël. Dy fitore dhe një barazim u shënuan në ndeshjet e para.
Dita e djeshme nisi me fitoren e Egnatias me rezultatin 2-1 ndaj Laçit, ndërkohë që rrogozhinasit me këtë fitore janë skuadra e vetme që ka pikë të plota.
Më pas në mbrëmje në klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia barazoi 2-2 me Tiranën dhe po në mbrëmje Partizani mposhti 2-1 Skënderbeun.
Sot, java e dytë mbyllet me dy sfidat e fundit. Në orën 17:00 Bylisi përballet me Dinamon në Ballsh dhe java mbyllet në Elbasan, ku vendasit në orën 20:00 do të presin Teutën.
Më poshtë sjellim ndeshjet e javë së dytë, ato që janë luajtur dhe dy sfidat e sotme:
JAVA E DYTË E SUPERLIGËS
DJE 25 GUSHT 2024
EGNATIA-LAÇI 2-1
VLLAZNIA-TIRANA 2-2
PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-1
SOT 26 GUSHT 2024
BYLIS-DINAMO ORA 17:00
ELBASANI- TEUTA ORA 20:00