Vllaznia do të jetë kundërshtari i korçarëve në këtë fundjavë, pikërisht një ndeshje që është e treta në radhë në këtë sezon. Lajme të mira vijnë në favor të Skënderbeut, pasi shkodranët do të jenë me tri mungesa në këtë ndeshje.
Të paktën kjo është konfirmuar nga ana e Vllaznisë. Kështu i pari është Ildi Gruda që ka një dëmtim në këmbën e tij të djathtë dhe do t’i zgjatë pak kohë. Ndërkohë që kroati Karimanoviç dhe kosovari Bajrami nuk janë në formën e tyre. Në këto kushte trajneri Brdariç nuk i ka përfshirë të tre këta futbollistë kundër korçarëve.
Ndërkohë situara nuk është e mirë edhe për Ardit Krymin edhe pse është bashkuar me grupin dhe shpresohet se mund të jetë për një pjesë loje. Kështu në vetëm dy javë të luajtura dhe ekipet kanë shfaqur problemet e para dhe kjo është një situatë që realisht mund të kalohet pas javës së pushimit.