Superliga sot 3 duele për javën e 25 të në korçë vendasit presin partizanin

Date:

Java e 25-të fillon sot dhe mbyllet nesër. Janë 3 takimet e para të ditës së sotme që startojnë qysh në orën 13:30 me dy ndeshje. Në Rrogozhinë kryesuesit e superligës, Egnatia do të presin Teutën. Një sfidë ku vendasit janë të qetë, ndërkohë që për durrsakët pikët janë jetike.Po në 13:30 luhet “Derbi” i mbijetesës, pasi dy skuadrat e vendit të fundit në tabelën e klasifikimit Kukësi dhe Erzeni do të përballen mes tyre. Pikët janë të domosdoshme për të dy skuadrat dhe sigurisht që vendasit janë disi më të avantazhuar.Për të mbërritur më pas në orën 17:00, atje ku Skënderbeu do të presë në shtëpi Partizanin, një ndeshje për “vitrinë”, pasi e tillë ka qenë në fushë dhe në tribuna gjithmonë sa herë është luajtur.Me tre takime mbyllet dita e parë, ajo e sotmja, ndërkohë që nesër luhen edhe dy ndeshjet e fundit, teksa Tirana do të presë Laçin në shtëpi në orën 13:30 dhe në orën 17:00 java do të mbyllet me sfidën Dinamo-Vllaznia.Më poshtë sjellim edhe sfidat e këtyre dy ditëve, duke filluar nga dita e sotme.JAVA E 25-TË25.02.2024 (SOT)Ora 13:30 Egnatia-TeutaOra 13:30 Kukësi-ErzeniOra 17:00 Skënderbeu-Partizani26.02.2024 (NESËR)Ora 13:30 Tirana-LaçiOra 17:00 Dinamo-Vllaznia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

Stuhia e shekullit/ Uragani Milton pritet të godasë Floridan, parashikohen dhjetëra miliardë dollarë dëme!

Florida po përgatitet për uraganin Milton, i cili pritet...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...