“Abissnet Superiore” sot luan dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të, ndërkohë që sot është edhe radha e Skënderbeut që do të luajë transfertën e parë të vitit, atë ndaj Partizanit në kryeqytet. Të dy ndeshjet e ditës së sotme do të startojnë në të njëjtën orë, pra më 17:00.
Ditën e djeshme u luajtën tre ndeshjet e para të kësaj jave, teksa bie në sy fitorja e Bylisit ndaj kryesuesve të Dinamos 2-1, ndërkohë që e bukur me përmbysje ishte edhe fitorja e Vllaznisë ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Egnatia fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj kurbinasve dhe këto ishin tre ndeshjet e ditës së djeshme me tre fitore të skuadrave vendase.
Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit, teksa do të luhet futboll në Elbasan dhe Tiranë. Në “Elbasan Arena” në orën 17:00 vendasit do të presin Teutën, një ndeshje që pritet të jetë e fortë, ndërkohë që po në të njëjtën orë do të luhet në kryeqytet ku në “Arena e Demave” Partizani do të presë Skënderbeun, një ndeshje e lehtë në letër për të kuqtë, por që sigurisht Skënderbeu nuk do të dorëzohet dhe mendon që të bëjë surprizën në kryeqytet, duke mos dalë pa pikë.
Më poshtë sjellim rezultat dhe tabelën e renditjes provizore pa dy ndeshjet e fundit, kun ë fundin e klasifikimit Skënderbeu ndodhet me 15 pikë, ndërkohë që 18 pikë ka Tirana dhe 20 pikë ka Laçi.
JAVA 20
10.01.2025
Egnatia-Laçi 1-0
Bylis-Dinamo 2-1
Vllaznia-Tirana 2-1
11.01.2025
Ora 17:00 Partizani-Skënderbeu
Ora 17:00 Elbasani-Teuta
“KORÇA BOOM”