Në Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua sot takimi i parë i Bordit Këshillimor, një strukturë e re që përbëhet nga drejtues të këtij Fakulteti, drejtues të institucioneve publike e kompanive private që operojnë në Rajonin tonë, specialistë të fushave të ndryshme dhe alumni të këtij Fakulteti.
Dekani i FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi i falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdushme që i ofrojnë këtij Fakulteti, tashmë edhe si anëtarë të Bordit të ri Këshillimor. Ai vlerësoi kontributin që ata do të ofrojnë në kuadër të zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore, leksioneve të hapura, praktikave të studentëve, pjesëmarrjeve në takime e tryeza diskutimesh të organizuara nga ky Fakultet, si dhe në promovimin e ofertës akademike të tij.
Në takim u theksua se janë të mirëpritura edhe sugjerimet dhe idetë që lidhen me nevojat për trajnime që mund të kenë fermerët në fushën e prodhimit bujqësor, agropërpunimit apo biznesit bujqësor me qëllim që Fakulteti i Bujqësisë të realizojë edhe objektivin e tij terciar për plotësimin e nevojave të këtyre komuniteteve.
Në këtë takim të parë, Dekani shprehu bindjen se idetë konkrete që u dhanë, mbështetja dhe angazhimi i të gjithëve do të sjellë projekte gjithëpërfshirëse kryesisht të të rinjve të rajonit tonë, por edhe të institucioneve, fermerëve etj.
At the Faculty of Agriculture, “Fan S. Noli” University, the first meeting of the Advisory Board was held today. This new structure consists of leaders from this Faculty, heads of public institutions and private companies operating in our region, specialists from various fields, and alumni of this Faculty.
The Dean of the Faculty of Agriculture, Assoc. Prof. Dr. Besnik Skënderasi, thanked the attendees for their cooperation and continuous support for the Faculty, now also as members of the new Advisory Board. He highlighted the contributions they will offer in the development of contemporary curricula, open lectures, student internships, participation in meetings and discussion panels organized by the Faculty, as well as in promoting its academic offerings.
“KORÇA BOOM”