Sërish dje e ka shpëtuar Skënderbeun me aftësitë e tij individuale dhe ka shënuar një gol me peshë të madhe, duke i dhënë një 3-pikësh me shumë vlera Skënderbeut të tij.
Bëhet fjalë për futbollistin nga Mitrovica të Skënderbeut, Ermir Rashica që është vetëm 20-vjeç dhe po bën liderin te Skënderbeu. Të katër golat që ka shënuar këtë sezon janë me shumë peshë për Skënderbeun dhe sigurisht që Rashica është në listën e golashënuesve më të mirë te bardhëkuqtë me 4 gola në 9 javë.
801 minuta është aktivizuar deri tani, ndërkohë që Rashica është pa frikë lojtari më i talentuar i superligës deri në këto momente. Njëkohësisht është edhe pjesë e kombëtares U-21, ku edhe atje po bën më shumë se mirë, ndërkohë që ofertat për lojtarin e Skënderbeun vijojnë edhe në këto momente të jenë të shumta.
Dje ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes në Ballsh, ndërkohë që nuk ka dyshime që Rashica edhe pse në këtë moshë është lideri dhe shtylla e Skënderbeut në majë të sulmit.
Urime Ermir!
Ermir Rashica
9 ndeshje
801 minuta aktivizim
200 minuta 1 gol
4 gola
1 asist
1 karton të verdhë
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”