Skënderbeu doli duarbosh mbrëmë nga kryeqyteti, ku sigurisht një pjesë të fajita e pati edhe vetë, pasi nuk shfrytëzoi rastet që iu dhanë, por një “dorë” të madhe fitores së Partizanit ja dha gjyqtari i këtij takimi Ermir Çelaj.
Një gjyqtar që nuk e kishim parë më parë, por që la “hije” dyshimi në shumë momente. Pa bërë tifozllëk për Skënderbeun, të gjithë kanë dyshime për dy raste të Skënderbeut për penallti, që në fakt njëra ishte patjetër.
Edhe kartoni i kuq dhënë për Rabiun ishte një nga kartonët më të çuditshëm. Gjyqtari ndikoni shumë te kjo humbje e Skënderbeut dhe tahsmë që skuadra është më e qetë, do të shikojë me qetësi të gjitha vendimet kundër të gjyqtarit të ndeshjes.
Nuk është hera e parë që gjyqtarët vendosin kundër Skënderbeut dhe për këtë të vjen vërtet keq, sepse të paktën mbrëmë Skënderbeu nuk e meritonte me plot gojë që të dilte pa gjë nga kjo transfertë.
Turp për këta gjyqtarë që ju jepen në dorë fatet e ekipeve dhe ata i shfrytëzojnë në mënyrën më të keqe të mundshme.
Me shumë gjasa gjyqtari Ermir Çelaj do të shpallet non-grata nga ana e klubit për të mos gjykuar ndeshjet e Skënderbeut.