Sporti
Tefik osmani ylli që shkëlqeu korçën tani po ndriçon tiranën
Padiskutim që duhen faqe e faqe të tëra të flasësh për “Yjet” e Skënderbeut, ose siç jemi mësuar t’i thërrasim legjenda, sepse e meritojnë këtë fjalë për atë që i kanë dhënë futbollit të këtij qyteti.I tillë është Tefik Osmani, lojtar që nëse do të flasësh për të, do të duhen ditë të tëra, sepse padiskutim që është një ndër “Yjet” më të veçanta, “Yll” që do të mbahet mend gjatë në memorien e çdo korçari dhe jo vetëm.Te Skënderbeu vite më parë nëse kishte një lojtar që si gjithë të tjerët linte shpirtin në fushë, por që me humorin e tij mbante gjallë Skënderbeun, ai ka një emër Tefik Osmani.Batutat e tij të shumta përktheheshin me atë që jepte në fushë, sepse edhe ky ishte një lider në prapavijë. Shkëmbi, Lilaj, Vangjeli, Osmani dhe sa të tjerë, janë emblema e emrit të këtij qyteti. Të tjerët kanë dhënë shumë, por këta janë korçarë dhe sigurisht që gjurma e tyre është më e madhe.Tefik Osmani sot është 38-vjeç. U rrit në klubin “Skënderbeu” dhe në vitin 2002 nga Skënderbeu U-19, kaloi me të rriturit. Më pas karriera e tij është shumë e pasur, pasi ka veshur fanelën e Tomorit, Partizani, Elbasani, për të kaluar jashtë vendit me, Metalurg Z, ku luajti një sezon dhe u rikthye në Shqipëri. Më pas Elbasani, Partizani, Tirana, Teuta, Vllaznia, për tu rikthyer në shtëpinë e tij për 4 sezone, Sënderbeun, nga viti 2014-2018. Kaloi më pas te Teuta dhe e mbylli karrierën te Tirana. Sa shumë karrierë e gjatë me emra ekipesh për Tefikun, lojtarin që kudo ku ka luajtur ka lënë gjurmë të mëdha.Te Skënderbeu vërtet ishte një “Yll” që shkëlqeu Korçën, ndërkohë që e veçanta është se sot pasi e ka lënë futbollin, ka filluar po ndiçon Tiranën.Po, po, po ndriçon Tiranën, sepse në rolin e Drejtorit te bardheblutë ka futur armomën e Korçës dhe sigurisht sukseset janë të garantuara, sepse Tefik Osmani i tillë është, djalë i shkëlqyer, drejtues model dhe mban padiskutim mbi supe markën e madhe “Made in Korça”, sepse është më plot gojë dhe e ka për nder që është korçar…
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga23 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Aktualitet1 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special