Shqipëria do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të freskët.
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.
Albania will be under the influence of cold and dry air masses of continental origin, bringing clear and fresh weather to our country.
The clear skies will be most pronounced along the coastline and partially in the lowland areas. It is expected that the afternoon hours and beyond will occasionally bring passing light clouds across the entire territory; however, no precipitation is anticipated.
“KORÇA BOOM”