Sporti
Teodor vaso më shumë se një legjendë futbolli
Sa shumë kemi folur gjatë këtyre ditëve në lidhje me legjendat që ka qyteti ynë, ndërkohë që e themi me plot gojë se janë aq të shumtë, sa do vite të tëra t’i përmendësh. Jemi vërtet krenarë ne korçarët që kemi aq shumë legjenda, aq shumë “ikona” sa na ka zili gjithë Shqipëria.Sot do të ndalemi te një legjendë me plot gojë. Teodor Vaso në muajin shtator mbush plot 82-vjeç dhe mjafton ta takosh këtë njeri në rrugët e qytetit, mjafton t’i flasësh, mjafton ta nderosh apo të shkrepësh një foto dhe menjëherë ndjehesh krenar që ke pranë një njeri si Vaso.Sado të flasësh për Teodorin, sado të shkruash, asnjëherë nuk arrin të shpalosësh gjithë atë që Vaso i ka dhënë futbollit shqiptar. Janë shkruar shumë artikuj, janë dhënë shumë dekorata, apo e kanë nderuar, por prapë për Teodor Vason është pak.Jemi me fat ne në Korçë që kemi pranë një njeri kaq të madh. Jemi krenarë, sepse kështu na ka bërë vetë Teodori, me këmbët e tij të shtrenjta.Vaso njihet në Shqipëri si njeriu i madh për atë ndeshje të famshme që zhvilloi ndaj Gjermanisë, por kjo është shumë pak.Është pak të flasësh sado shumë për Teodor Vason. Sot ai del në rrugët e Korçs njësoj si të tjerët. Dhe, respekti dhe nderi më i madh që i bëjnë, është se e njohin i madh dhe i vogël.Të gjithë sot përulemi me respekt dhe mirënjohje ndaj Teodor Vasos dhe edhe ne ndjehemi po kaq krenarë ta kujtojmë këtë emër kaq të madh, duke i thënë: Faleminderit profesor për atë ke dhënë në fushat e futbollit…Vërtet faleminderit Teodor Vaso.Vaso, Ju jeni vërtet legjëndë dhe jo vetëm kaq, por legjendë që nuk do të harrohesh kurrë dhe je shembulli i frymëzimit për të gjithë ata që duan nesër të bëhen futbollistë.Mirënjohje nga thellësia e zemrës profesor Teodor Vaso.
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga20 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…