Pa diskutim që tema e bisedës së këtyre ditëve është ndeshja e së shtunës, teksa në Korçë vjen Vllaznia. Pas një ndërprerjeje dyjavore Skënderbeu rikthehet sërish dhe me objektivin e qartë, fitoren përpara sportdashësve të vet.Madje qysh në fillim të javës tifozëria bardhekuqe po organizohet dhe po bën thirrje të ndryshme që të shtunën të gjithë të jenë në stadium.Thirrja e orëve të fundit është që të gjithë të shtunën, në orën 17:00 të jenë në “Strofull” dhe pa diskutim që stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, sepse gjatë javëve të para edhe vetë tifozët u janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, Skënderbeun.Janë “ujqërit e dëborës” dhe drejtuesit e tyre që po merren me thirrje edhe orët e fundit dhe deri të shtunën ka kohë që numri të jetë i lartë në shkallët e stadiumit.Skënderbeu ka nevojë për mbështetje, dhe “ujqërit” kanë qenë pëherë pranë tij për ta mbështetur.
Thirrja ujqërit gati për të shtunën mos harro të shtunën në strofull
Date: