Connect with us

Aktualitet

Thoma Spaho (Muqi) ka një apel në këtë 80-të vjetor

Në qoftë se do të flisnim mbi një ikonë në lojën e volejbollit, krahas shumë e shumë të tjerëve është edhe Thoma Spaho, ose siç të gjithë e njohim me Muqi.

Një trajner që ka mbi supet e veta shumë tituj me ekipin e të rinjve dhe nga më cilësorët me ekipin e të rriturve duke e bërë një ekip konkurrues. Ka qenë ish-volejbollisti i tij Mishel Pili që bën një apel për të kur kujton: “Një figurë e madhe si Spaho meeriton më shumë vëmendje. I është dhënë titulli më i lartë, por sot edhe pse është 80 vjeç nuk ka një pension për të.”

Natyrisht të vlerësosh figura sportive nuk mjafton me tituj moralë, sot është e domosdoshme dhe ajo materiale. Njerëz me kontribute të mëdha e merritojnë edhe këtë vlerësim.

Le t’i marrin sa janë mes nesh, pasi kemi raste që edhe janë larguar me një brengë, që nuk morrën vlerësimin e duhur.

Continue Reading

Aktualitet

Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhurojnë gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi

Korçë

Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariatit të Policisë Korçë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në ndihmë të pacientëve me talasemi, për të dhënë shpresë jete për ta.

Policia e Korçës është gjithmonë e gatshme dhe në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për përmbushjen e detyrave funksionale, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por dhe nëpërmjet gjesteve humane dhe ndihmës vullnetare për komunitetin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve!

1 Tetori – Dita Botërore e të Moshuarve

Mirënjohje dhe respekt për ata që na tregojnë vlerat, rrugën e mençurisë, përkushtimit dhe

bujarisë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

FSHV-ja organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Federata Shqiptare e Volejbollit organizon homazhe në nder të Profesorit Vangjel Koja, Mjeshtrit të Madh të volejbollit shqiptar.

Homazhet do të zhvillohen në Pallatit e Kongreseve, ditën e Mërkurë, datë 02.10.2024, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Më pas shoqëruar nga familjarët, miqtë dhe të afërmit, Profesor Vangjel Koja do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës, Tiranë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Reanto, ai që mban gjallë çiklizmin në Korçë

Shpesh kemi folur për Reanato Telhanë, ai që ka dhënë shumë për sportin e çiklizmit. Së pari si një ish-çiklist me tituj fituesi në etapa të ndryshme të rretheve çiklistike.

Edhe sot e shohim shumë aktiv në kuadër të përgatitjeve të çikistëve të rinj. Nga puna e tij me mjaft pasion dhe sakrifica sot Korça ruan traditën në çiklizëm duke nxjerë kampionë dhe sportistë cilësorë.

Renato vazhdon të jetë shumë aktiv edhe sot. Fotoja që po ju sjellim flet më shumë se fjalët. Çiklistë të moshave të vogla janë ushqyer me pasionin për biçikletën.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Moti 1 Tetor 2024/ Vranësira dhe kthjellime, si priten të jenë temperaturat

Dita e sotme pritet të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe disa vranësira kalimtare, veçanërisht në relievet malore gjatë mesditës. Temperaturat do të jenë të kënaqshme, duke ofruar mundësi për aktivitete të jashtme.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi të ulët, në intervalin 1-7 m/sek. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare, sidomos në atë jugore dhe në luginat, era pritet të forcohet deri në 10-12 m/sek.

Në orët e para të mëngjesit, do të ketë gjithashtu prezencë të mjegullës, e cila mund të ndikojë në vizibilitet. Në përgjithësi, kjo është një ditë e mirë për t’u shijuar natyra, por është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në zonat me mjegull. Shijoni këtë ditë të bukur!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

“Korça Boom” vlerësohet nga Google me pesë yje

Një lajm i mirë mbërriti për “Korça Boom”. Është pikërisht platforma Google që njofton portalin tonë se është vlerësuar me pesë yje.

Pikërisht ky vlerësim është vlerësimi maksimal që Google jep. Kjo ka ndodhur pikërisht nga shikueshmëria e madhe në numër dhe nga vlerësimet që kanë bërë të gjithë lexuesit tanë mbi shkrimet, linjën editoriale, vërtetësinë e lajmit dhe korrektësinë.

Kjo duke i qëndruar besnik parimeve të gazetarisë së një medie serioze dhe në shërbim të lexuesëve tane. Ndërkohë një falenderim vjen për të gjithë lexuesit nga “Korça Boom” kjo pasi pa ju, ne nuk merrnim këtë vlerësim.

Ju premtojmë se do të jemi gjithmonë pranë jush.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes dhe muaj të mbarë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Sot është e martë dhe data shënon 1 tetor 2024. Jemi sot në ditën e parë të këtij muaji, të cilit i urojmë mirëseardhjen.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me njërën nga simbolet e qytetit tonë, me Katedralen dhe të urojmë më të mirat për Ju miqtë tanë.

Ju urojmë një ditë sa më të bukur për të gjithë!

Të martë dhe muaj të mbarë dhe të bukur miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”

Nga puna për “Rehabilitimin e kanlit ujitës Petrushë -Sovjan”.

Bujqësia dhe rritja e sipërfaqes nën ujë prioritet i Bashkisë Maliq!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo:

“Punonjësit tanë tregojnë përkujdesje të vazhdueshme për të mirëmbajtur dhe përmirësuar

kushtet në të gjitha institucionet parashkollore.

Në fshatin Bulgarec sapo përfunduam punën për rrethimin e kopshtit.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

KOKSH-i: Sporti shqiptar humbi sot Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja

Sporti shqiptar humbi sot një prej figurave më emblematike të tij, Mjeshtrin e Madh, Nderin e Kombit, Profesor Vangjel Koja.

Trajneri i sukseseve të mëdha të volejbollit shqiptar mbylli sytë përgjithnjë në moshën 91-vjeçare. Profesor Xhela do të kujtohet përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm në formësimin e brezave të ndritur të volejbollit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News