Tifozët e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar një zhgënjim të madh pas humbjes me ekipin e Elbasanit. Ishte një ndeshje që kishte shumë pritshmëri, por realisht futbollistët nuk mundën dot të merrnin atë që duhej, pikërisht atë rezultat pozitiv që do i bënte të kishin më shumë besim për vazhdimësinë.
Ja disa prej reagimeve nëpërmjet komenteve që kanë lënë në “Korça BOOM”
Ardiani: Lojtarë pa ide, përjashtim dy ose tre. Prandaj trajneri duhet të bëjë revolucion në këtë ekip. Ju e dinit situatën dhe morët përsipër ta nxirni nga kjo gjendje.
Kristo: Shisni dhe nja dy lojtarë dhe pastaj thoni ekip i brishtë.
Prendi: Trajneri nuk duhet të ankohet, asnje se mori me zor, duhet të punojë për të ndryshuar gjendjen.
Tajari: Ilir Daja e mori Dinamon në vendin e fundit dhe e ngjiti në vendin e parë, edhe korçarët i kanë mundësitë.
Adriani: Ka shumë futbollistë që nuk duhet ta veshin më këtë fanelë, nuk e meritojnë duhet ndryshuar gjendja me afrime të reja në ekip.
Pëllumbi: Në ekip ka futbollistë që vetëm shëtisin fanelën në fushë, ka ardhur momenti që të ketë një ndërhyrje shumë të fuqishme, në të kundër shkojmë drejt kategorisë së parë.
The fans of Skënderbeu have experienced a great disappointment after the loss to Elbasani. It was a match with high expectations, but in reality, the players were unable to achieve what they needed—the positive result that would have boosted their confidence for the upcoming matches.
“KORÇA BOOM”