Sporti
Tirana makthi i skënderbeut korçarët nuk fitojnë që në kohën e skënderbeut të madh 8 vite më par
Skënderbeu këtë të diel në orën 17:00 luan një nga ndeshjet me koeficent vështirësie vërtet të lartë.Në javën e 21-të bardhekuqtë do të kenë përballë bardheblutë në kryeqytet, takim që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.Dhe sigurisht në përballje të tilla edhe historia është e nevojshme të dihet, pasi është një fakt të cilën e kanë shkruar të dy ekipet e tyre në përballjet Tirana-Skënderbeu në kryeqytet.Vetëm në 8 vitet e fundit mund të themi që Skënderbeu e ka një “makth” të vërtetë Tiranën në kryeqytet, kjo pasi statistikat janë të frikshme. Në 8 vite janë luajtur 12 herë Tirana-Skënderbeu, ndërkohë që nga këto 12 përballje 8 herë ka fituar Tirana, 3 ndeshje kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 herë ka fituar Skënderbeu.Madje fitorja e fundit e korçarëve është shumë e largët.Në prill të vitit 2016-të Skënderbeu do të fitonte në kryeqytet me rezultatin 1-0 dhe golin e fitores në atë kohë do ta shënonte Hamdi Salihi në minutën e 83-të. Qysh prej asaj kohe Tirana ka bërë “ligjin”, teksa numëron rezultatet më shumë se pozitive sa herë ka pasur përballë Skënderbeun.Një fakt tjetër interesant është se asnjëherë këto dy ekipe nuk i kanë mbyllur pa gola ndeshjet e tyre, madje rezultatet janë me shumë gola dhe ndoshta gola do të shikojmë edhe këtë të diel.Gjithsesi, Skënderbeu do të kërkojë të mposhtë “makthin” Tirana dhe tashmë mbetet për t’u parë të diel në “Air Albania” sa të zotët do të tregohen juglindorët dhe sa të gatshëm për të thyer “tabunë” Tirana.12 ndeshjet e fundit në Tiranë të luajtura në 8 vjet14.09.2023 Tirana-Skënderbeu 3-105.02.2022 Tirana-Skënderbeu 3-211.09.2021 Tirana-Skënderbeu 4-226.05.2021 Tirana-Skënderbeu 3-106.02.2021 Tirana-Skënderbeu 2-015.02.2020 Tirana-Skënderbeu 1-114.09.2019 Tirana-Skënderbeu 3-104.05.2019 Tirana-Skënderbeu 1-024.11.2018 Tirana-Skënderbeu 1-110.03.2017 Tirana-Skënderbeu 2-216.10.2016 Tirana-Skënderbeu 2-125.04.2016 Tirana-Skënderbeu 0-1
Sporti
Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
-
Sporti5 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti2 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti4 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti2 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti3 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje23 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special