Connect with us

Sporti

Trajneri silvinjo seferi vlerësojnë azerbajxhanin flasin edhe për finalet e euro 24 grupi po pun

Shqipëria do të luajë nesër në ora 19:00 miqësoren e dytë të planifikuar të muajit qershor ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Haladas Sportkomplexum” në Hungari. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Taulant Seferi dolën këtë të enjte në konferencën zyrtare për media.Trajneri Silvinjo foli për objektivat që ka skuadra në miqësoren me Azerbajxhanin, ndërsa tha se është shumë i kënaqur edhe me impenjimin e të gjithë lojtarëve gjatë këtyre ditëve të fazës përgatitore. Tekniku brazilian tha se do t’i japë më shumë minuta lojtarëve që nuk kanë luajtur në sfidën e nesërme, Silvinjo komentoi edhe finalet e Europianit dhe tha se skuadra duhet t’i shijojë këto ndeshje dhe të japë maksumumin në fushë për të marrë pikë.Miqësorja me Azerbajxhanin– Ne jemi duke zhvilluar përgatitjen për Europianin dhe kishim në program dy miqësore. Është një proces pune shumë I shpejtë për ne, për stafin teknik, për lojtarët. Nuk është se kemi patur 3-4 javë në dispozicion për t’u përgatitur për Europianin. Kemi 7 ditë që stërvitemi, mes tyre janë edhe miqësoret. Ne po përgatitemi për ndeshjen me Italinë, por nuk mund të them si do të jetë skuadra, kush do të jetë Shqipëria në atë ndeshje. Kemi edhe pak ditë kohë deri në ndeshjen me Italinë dhe mbetet për t’u parë si do të vijnë gjërat deri në atë moment. E rëndësishme është që në ndeshjen me Azerbajxhanin t’u japim mundësinë lojtarëve, sidomos atyre që nuk kanë luajtur shumë minuta, të provojmë sa më shumë gjëra të reja. Është një proces shumë dinamik, shumë i shpejtë për Kombëtaren.“Bingo” ndaj Italisë?–Italia është skuadra kampione në fuqi e Europës. Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë. Po përgatitemi të përballemi si duhet me Italinë, një nga ekipet më të forta në Europë dhe botë, ashtu sikurse Kroacia dhe Spanja që janë në grupin tonë. Është një grup shumë i fortë, shumë i bukur për Shqipërinë, për të gjithë ne, stafin, lojtarët. E rëndësishme është që ta shijojmë këtë pjesëmarrje të dytë në finalet e një turneu të madh si Europiani, të provojmë të bëjmë më të mirën në turne. Pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin do kemi mundësinë të vlerësojmë dhe të bëjmë analizat tona për t’u përballur sa më mirë me Italinë në sfidën e parë. Normalisht e kam parë edhe miqësoren mes Italisë dhe Turqisë.Nesër dorëzohet lista përfundimtare, a ka ndonjë lojtar që keni dyshime dhe ndonjë ndryshim i minutës së fundit?– Kemi 8 ditë që po përgatitemi dhe çdo ditë është shumë e rëndësishme për stafin dhe ekipin. Po punojmë shumë mirë me të gjithë grupin. Lojtarët janë shumë të karikuar, sidomos për pjesëmarrjen në këtë Europian. Jemi duke u stërvitur në një kamp stërvitor shumë të mirë, të qetë, me kushte fantastike. Nesër do të vendoset për listën përfundimtare, për 26 lojtarët. Kemi edhe një ditë kohë për të parë, për të analizuar dhe vendosur. Nëse do ketë ndonjë dëmtim, UEFA të lejon që të bëjmë edhe një ndryshim të fundit në listë. Urojmë që kjo të mos ndodhë. Është e rëndësishmë që lojtarët të përgatiten mirë dhe të punojmë mirë siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe.Plani B për krahun e djathtë të sulmit –Për Asanin nesër është një mundësi e mirë për të marrë minuta. Është një lojtar që prej 4-5 muajsh nuk ka luajtur ndeshje zyrtare me klubin, por është stërvitur rregullisht. E kemi mbajtur nën vëhzgim gjatë gjithë kësaj periudhë dhe ka punuar shumë mirë, është në gjendje shumë të mirë. Në raste të tilla, si me Lihtenshtejnin, kur ti e shikon një lojtar pas 70 minutash që e ndjen pak lodhjen, është mirë që të ndërhysh. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion, që mund ta bëjnë shumë mirë atë rol. Asani do të mund të luajë edhe nesër, të shohim sa do të luajë.I kënaqur me formën e lojtarëve dhe çfarë do të donte të ishte ndryshe në këto përgatitje?– Marrim pjesë  në një turne shumë të rëndësishëm dhe ne duhet ta shijojmë sa më shumë, me përgjegjësi dhe të japim e të marrim më të mirën nga ky turne. Sa i përket përgatitjeve, jemi shumë të kënaqur me kushtet, me mënyrën se si po punohet. E kemi nisur këtë grumbullim em 29 maj dhe kemi rreth 9 ditë që po punojmë nga Tirana në Austri. Lojtarët janë të karikuar dhe të motivuar, të fokusuar në punën e tyre. Pjesa e klubeve është diçka që se kemi ne në dorë. Ka lojtarë që kanë luajtur 30-40 ndeshje me klubet, por ka lojtarë që kanë luajtur më pak. Nuk kemi mundësi të bëjmë gjë. Por ajo që ne kemi në dorë është që në këto ditë që kemi pasur këtu për t’u përgatitur, të punojmë sa më mirë. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur në prag të Europianit dhe mendoj që motivimi që kemi parë te të gjithë ata ka qenë shumë i mirë dhe janë shumë të karikuar.Motivimi i lojtarëve që luajnë në Serie A?– Fakti që luajmë me Italinë na karikon 100%, motivimi është shumë i madh. Në vitin 1982, isha fëmijë, kam parë ndeshjen Brazil-Itali, një nga ndeshjet më të bukura të Botërorit. Brazili humbi atë ndeshje, kishte shumë brazilian që luanin në Itali, por nuk kishin nevojë të luanin në Serie A për të patur motivimin e duhur. Fakti që luan me Italinë t’i jep të gjitha motivimet, nuk ka rëndësi ku luan. E dimë shumë mirë që Italia ka një fanellë të rëndë, është një nga skuadrat favorite në këto turne. Për ne është e rëndësishme që të përgatitemi mirë.E ardhmja? –Të gjitha energjitë tona duhet të jenë të fokusuara te ndeshjet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën dhe ndoshta me shpresën për të vazhduar përpara. Në këtë moment jemi 100% të fokusuar tek Europiani. Po punojmë në kushte shumë të mira këtu në Austri. Nuk jam aspak I shqetësuar për këtë pjesë, për pjesën e kontratës. Kemi përpara një turne shumë të bukur, është diçka fantastike që ne shkojmë përfaqësojmë Shqipërinë, përfaqësojmë kombin në këtë Europian. I gjithë ky udhëtim ka qenë shumë i bukur, kualifikimi, shorti në skenën e madhe, është gjithçka shumë e bukur. Jemi të fokusuar tek Europiani, më pas do të ulemi të flasim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.Premio pas Europianit?– Nuk e di. E rëndësishme për ne është të punojmë dhe të luftojmë fort për çdo pikë. Është nder për ne të marrim pjesë në Europian dhe raporti jonë me FSHF-në dhe Presidentin Duka është shumë i bukur. Po përjetojmë një aventurë shumë fantastik në Euro.Shqetësimi më i madh që keni në prag të ndeshjes së parë me Italinë– Do të doja të shikoja më shumë pjesën difensive. Sidomos në ndeshjen e nesërme me Azerbajxhanin, është një mundësi shumë e mirë. Jam i shqëtësuar për ndeshjen me Italinë, është një përballje shumë e fortë. Është një turne që ka një dinamikë shumë të shpejtë. Kemi dhe 7-8 ditë përpara se të shkojmë te sfida jonë hapëse. Aktualisht po mendojmë për sfidën e nesërme, një miqësore shumë e vlefshme për ne, ndaj një skuadre të mirë si Azerbajxhani, që mund të na vendosë në vështirësi. Pas kësaj sfide ne do të ulemi të bëjmë edhe analizat tona, të analizojmë ekipin, qoftë në aspekt individual, por edhe ekipor. Këto miqësore na japin një mundësi të shohim se ku jemi dhe do na ndihmojnë shumë që të përgatitemi se ku jemi.Entuziazmi para Italisë, deklaratat për fitore? –Ne kemi shumë respekt për rivalët tanë, Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Mbi të gjitha kemi shumë respekt për turneun, për Euro 2024. Nuk i kam dëgjuar këto deklarata, por ju siguroj 100% që ne jemi të ndërgjegjshëm që kemi tre rivale jo të fortë në grup, por tre rivalë shumë shumë të fortë. Sigurisht kemi respekt për rivalët. Kemi parë gjithë këto ditë karikimin e duhur te lojtarët. Prej 9 ditësh përgatitemi për të shijuar sa më mirë Europianin. Entuziazmi, nëse pyesni për të, është i mirë për të marrë pikë, për këtë jam dakord. Por nëse themi që shkojmë për të mundur Italinë, apo gjëra të këtij niveli mendoj se nuk është e drejtë. Jam I bindur që kemi lojtarë shumë seriozë dhe ne duhet thjeshtë të punojmë, të jemi të përulur, të sakrifikojmë sa më shumë. Në grup nuk kemi 3 skuadra që duan të kualifikohen, pro që hyjnë në këtë turne për të fituar trofeun. Ne nga ana tjetër kemi entuziazmin e duhur për të luftuar për çdo pikë. E kemi thënë shpesh, në një ndeshje futbolli mund të ndodhë gjithçka, mrekulli. Jam i kënaqur që lojtarët e kanë kuptuar që në momentin që kemi nisur punën, që ne jemi një. E pashë këtë në Varshavë me Poloninë, lojtarët bënë paraqitje të mirë. Më kanaqi fakti që e kuptuan se ajo ishte mënyrë e duhur për të zbritur në fushën e lojës, me zemër, me sakrificë.Abrashi, na surprizoi rikthimi i tij?– Abrashi ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe në kualifikuese. Ka qenë në tre ndeshje, në mars dhe pastaj në ndeshjet e qershorit. Abrashi ka luajtur me klubin dhe ka bërë një sezon shumë të mirë.Mund të na konfirmoni disa emra nga formacionin meqë është miqësore? –Duhet të respektoj të gjithë lojtarët, nuk shkon që ta them formacionin dhe lojtarët ta mësojnë nëpërmjet medias. Kemi stërvitje dhe kemi proceset tona të punës. Një emër e thashë ai është Asani.Sulmuesi Taulant Seferi ishte ulur në krah të trajnerit Silvinjo ditën e sotme dhe foli për përgatitjet e skuadrës në prag të miqësores së dytë të Kombëtares shqiptare ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet nesër në stadiumin “Haladas Sportkomplex” në Hungari. Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa  foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës si edhe për kundërshtarët në Europian. Seferi siguroi se e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Europianit.Europiani po afron, si është atmosfera brenda grupit?– Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Europianin. Po punojmë fort.Si iu duk Seferit Arbër Hoxha dhe a po rritet konkurrenca në sulm?– Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhët më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare.Rritja e Seferit në këto dy vite– Futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin.A e sheh Europianin si mundësi për të treguar më shumë vlera?– Europianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Europianit.Ke ruajtur gola për Europianin?– Ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës.Miqësoret e Kroacisë dhe Italisë, cila ju duket skuadra që mund t’ju hapë më shumë probleme në grup?– Ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një.Deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi– Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanëllë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira.

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!

Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.

Suksese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!

Kategoria e dytë dhe më konkretisht Grupi B këtë fundjavë që kaloi pati për protagonistë dy ekipet e Prefekturës së Korçës. Devolli fitoi në Delvinë dhe Maliqi në Memaliaj, ndërkohë që ishin dy fitore në transfertë që treguan se të dy ekipet kanë pretendime të mëdha në këtë sezon.

Duke bërë këtë paraqitje kaq të mirë, në 11-shen e javës duket se ligjin e bëjnë maliqarët dhe devollinjtë, kjo pasi 5 lojtarë janë përzgjedhur nga këto dy skuadra dhe nga ana tjetër edhe trajneri më i mirë i javës është ai i Devollit.

Për Maliqin në 11-shen e javës janë renditur mbrojtësi Agolli dhe Meçollari. Nga ana tjetër për Devollin më të mirët e kësaj jave që kaloi ishin, Ivani, Hasaj dhe Zymeri.

Të gjithë këtyre emrave u është shtuar në fund edhe trajneri më i mirë i javës, Trifon Meraku. Pra, Devolli dhe Maliqi këtë javë bënë ligjin dhe shpresojmë dhe urojmë që të vazhdojnë me këtë ritëm.

Suksese të gjithë lojtarëve më të mirë dhe dy skuadrave, Devollit dhe Maliqit që po bëjnë paraqitje super deri tani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!                                                                                        

Edhe Kombëtarja U-19 do të zbresë sot në fushë dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që do të luhen më 11 dhe 13 tetor. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 21 kuqezinj për këto dy sfida, ku 13 prej tyre aktivizohen në klube jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet shqiptare në vendin tonë.

Kombëtarja U-19 nis nga kjo e hënë grumbullimin në Shkodër. Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 dhe takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 13 tetor në orën 12:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë lista e ekipit kombëtar U-19:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!

National Team Call-Up!

Lojtarët e akademisë “Skënderbeu” Flavio Shkëmbi, Kristian Agolli dhe Spasian Nasto janë

grumbulluar nga trajneri Andrea Tedesco në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kombëtares

tonë Under17 ndaj Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për UEFA EURO 2025!

Krenarë për ju Ujqër!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize

“Është moment krize, por nuk e merituam humbjen.”- këto janë fjalët e para të trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Egnatian. Në fakt ekuilibrat u prishën në momentin që korçarët luanin me një futbollist më pak dhe ishte e vështirë të përshtatej ekipi dhe sidomos kur bëhej fjalë për repartin e mbrojtjes.

Më tej Gvozdenoviç ka vazhduar: “Ky është Skënderbeu, bëmë maksimumin e mundshëm edhe pse me një futbollist me pak se kundërshtari. Mund të them se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pasi kundërshtari nuk ishte më mirë se ne.”

Gvozdenoviç përfundon: “Kemi besim, lojtarët e kanë vënë re që është një moment i vështirë, por do t’ia dalim. Kemi nevojë për pak kohë që të fitojmë edhe besimin psikologjik.”

Ndoshta ndërprerja e kampionatit do t’u shkojë për shtat korçarëve në shumë drejtime dhe Gvozdenoviç këtë ka parasysh kur thekson edhe faktorin kohë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News