Connect with us

Kulture

Trupa e teatrit Korçë mbërrin në SHBA/ “Një nuse vetëm për letra” shfaqje në Amerikë!

Aktorja e madhe Zamira Kita njofton:

“Të nderuar Bashkëatdhetare mbërriti edhe trupa e Teatrit Korçë SHBA.

Trupa e parë Teatrale e kompletuar, në bashkëpunim me Usalb Televizion do të realizojë një turne për tre ditë 11-12-13 tetor në New York në Producers Club Theaters ku do ta kemi edhe sponzorizuesin kryesor.

Ne Worcester (USTER ) në datë 18 tetor

Në Boston në datë 19 tetor

Edhe për ta mbyllur në Waterbury Connecticut

Me Komedinë “Një Nuse Vetëm për Letra” vënë në skenë nga regjisori Leka Bungo.

E pra miq shihemi së bashku së shpejti dhe të qeshim!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Amber është violinistja e talentuar tek Qyteza e Fëmijëve

Amber është violinistja e talentuar që ndjek plot përkushtim dhe dëshirë kursin e violinës tek Qyteza e Fëmijëve.

Adhurueses së vogël të muzikës i pëlqen të koordinojë notat muzikore dhe të krijojë pjesë të thjeshta me to.

Suksese Amber, uroj që një ditë të shkëlqesh në skenat e mëdha të botës!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Zhani Llogori sjell energji dhe harmoni te Qyteza e Fëmijëve

Zhani Llogori përmes tingujve muzikorë sjell energji dhe harmoni në klasën e tij. Gjithmonë i përkushtuar, ai i ndihmon fëmijët e kursit të pianos dhe këngës të shprehin emocionet nëpërmjet muzikës.

Që në moshë të vogël, Zhani ka qënë i lidhur ngushtë me muzikën duke marrë pjesë në koncerte, por edhe duke luajtur në vegla të ndryshme muzikore si piano dhe fizarmonika.

Ai ka një përvojë disavjeçare në mësimdhënie. Prej shumë vitesh ka qënë pjesë e stafit te Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Mihal Grameno” dhe 5 vitet e fundit mban pozicionin e instruktorit të pianos dhe këngës pranë Qytezës së Fëmijëve.

Me një qasje mbështetëse dhe inkurajuese, instruktor Zhani i ndihmon fëmijët të zhvillojnë talentin dhe pasionin e tyre. Ai beson se muzika është një gjuhë universale që ndihmon në ndërtimin e vetëbesimit, disiplinës dhe kreativitetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

“Tetori i Letërsisë dhe Artit”/ Nxënës të shkollës së mesme “Skënderbeu” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”

– Biblioteka Publike “Mitrush Kuteli” –

“Tetori i Letërsisë dhe Artit”

Në kuadër të “Tetori i Librit” nxënësit e shkollës së mesme “Skënderbeu” Bashkia Maliq me mësueset Ana Vasili dhe Paola Liço, vizituan ambientet e bibliotekës publike “Mitrush Kuteli”.

Nxënësit u njohën me Kolosët e Letrave Shqipe të qytetit tonë Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Aktivitet i veçantë në Teatrin “Çajupi”, hyrja falas

Sot, më 8 Tetor, ora 17:45 në Teatrin “Çajupi”, do të mbahet një aktivitet i veçantë, ku hyrja është falas dhe qëllimi është të sjellë në vëmendje autizmin dhe fëmijët me autizëm. Pjesë të kësaj ngjarjeje do të jenë vetë fëmijët, të cilët do të ngjiten në skenë për të dhënë interpretime artistike, duke sjellë një perspektivë unike dhe emocionale.

Jo të gjithë i njohin sfidat me të cilat përballen individët me autizëm, ashtu si dhe me përpjekjet e mëdha që bëjnë prindërit, familjarët, mësuesit dhe shoqëria. Ndaj, aktivitete të tilla janë të domosdoshme për të ndriçuar të gjitha këto sfida dhe për të na kujtuar se kemi një detyrim për t’u vetëedukuar dhe ndërgjegjësuar për të ndryshmen. Në vend që të ndalemi te paragjykimet, mospranimi dhe bullizimi, duhet të veprojmë për të krijuar një shoqëri më të gjithpërfshirëse dhe të barabartë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Fama

“Personazhe në Fokus” solli mësuesin dhe autorin e librave shkencore z. Niko Face

Qendra për Hapje dhe Dialog në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit solli në “Personazhe në Fokus” mësuesin dhe autorin e librave shkencore z. Niko Face.

Arsimi dje dhe sot, roli i mësuesit, misioni i tij, detyrat, por edhe qytetaria si koncept që shkon përtej kufijve gjeografikë ishin disa prej tematikave që u diskutuan gjatë këtij aktiviteti.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Athina Bino promovon librin e saj “Korça, e mirka ime”

Promovimi i librit “Korça, e mirka ime” nga autorja korçare Athina Bino u mbajt në ambientet e Bibliotekës Publike të Korçës, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen me këtë vëllim të ri, dedikuar qytetit të saj të lindjes.

Libri, një përmbledhje refleksionesh personale dhe kujtimesh, ngërthen frymën e veçantë të Korçës, kulturën e saj dhe peizazhet që e karakterizojnë. Pjesëmarrësit diskutuan për ndjesitë që sjell ky libër dhe ndikimin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor të qytetit. Autorja Bino ndau përvojën e saj krijuese dhe lidhjen e thellë me qytetin e Korçës, që ka frymëzuar këtë vepër.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

“Drejt finalizimit rikonstruksioni i Qëndrës Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka”

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu jep lajmin:

“Drejt finalizimit projekti për -Rikonstruksion Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” Maliq – Faza e II-të.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Maliq nënshkruajnë marrëveshjen mes palëve.

Faleminderit Kryeministrit z.Edi Rama për suportin e drejtpërdrejtë në finalizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm.”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

50 vjet histori- Asambli Artistik “ Skënderbeu”

Në datën 5 tetor do të zhvillohet një koncert GALA me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve në vite që kanë dhënë kontributin e tyre.

Do të marrin pjesë dhe janë të ftuar ish-anëtarët e Ansamblit Artistik “Skënderbeu” në vite të ndryshme si dhe familjarët e tyre që janë të ftuar të marrin pjesë në këtë mbrëmje Gala.

50 vjet histori – Ansambli Artistik “Skënderbeu”

NJOFTIMI

KONCERT GALA me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve ndër vite

Me një repertor të zgjedhur sjellim perlat e këtij ansambli në vite!

Ansambli Artistik “Skënderbeu”

Të gjithë ish anëtarët e Ansamblit Artistik “Skënderbeu” në kohë të ndryshme dhe anëtarët e familjeve të tyre, janë të ftuar për të marrë pjesë në koncertin Gala!

Ju mirëpresim

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM

Continue Reading

Kulture

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve Popullore, edicioni XIII, Ersekë 2024.

Fotoalbumi i natës së tretë dhe të fundit i festivalit, i cili u finalizua në qytetin e Ersekës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kulture

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik/ FOTOALBUMI!

Nata e dytë e Festivalit Tipologjik Kombëtar të Sazeve në Leskovik – u mirëpresim sot në

sheshin “Rilindja” në Ersekë më 18:00, ne Natën finale të këtij festivali.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News