Sporti
U 21 shqipëria barazon me finlandën në air albania rashica janaqi aktivizohen në pjesën e dytë
Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Finlandës U-21, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin ‘Air Albania’, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi barazuan me rezultatin e bardhë 0-0, në një ndeshje emocionuese dhe me shumë raste të prodhuara nga skuadra e Shpresave.Tekniku shqiptar hodhi në fushë këtë formacion: Simon Simoni (GK), Geralb Smajli, Ajdi Dajko, Adrian Bajrami, Elmando Gjini, Paulo Buxhelaj, Medon Berisha (C), Adrion Pajaziti, Feta Fetai, Arda Kurtulan, Stiven ShpendiMinutat e para janë shumë të balancuar me të dyja skuadrat që qarkullojnë topin, por nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Geralb Smajli pati mundësinë e parë të mirë për skuadrën tonë, teksa tentoi nga e djathta të dërgonte një top në qendër, por portieri finlandez e shmangu duke e dërguar në fundore.Pak minuta më vonë, edhe kapiteni Medon Berisha tenton golin e parë për kuqezinjtë me një goditje mjaft të bukur nga disa metra jashtë zone, por është sërish numri 1 i portës kundërshtare që shpëton Finlandën.Kuqezinjtë prodhojnë edhe disa raste të tjera në këtë pjesë të parë, me Smajlin , i cili dhuron një top për Shpendin, me këtë të fundit që nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0.Fraksioni i dytë nis me disa raste të mira për Kombëtaren shqiptare, fillimisht me Shpendin, i cili merr një top nga Kurtulan dhe me një rrotullim të shpejtë gjuan në zonë por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës. Më vonë është Pajaziti, i cili kalon dy lojtarë nga e majta dhe gjuan drejt portës, por gabon. Është sërish Shpendi që provon duke tentuar portën, por gjen saktësinë e portierit finlandez. Medon Berisha krijon gjithashtu një rast të mirë për Shqipërinë pak minuta më vonë, duke gjuajtur me të majtën nga jashtë zone, por sërish pa fat për kuqezinjtë.Trajneri Bushi vendos të ndërhyjë në formacion, duke hedhur në fushë Frrokun dhe Rashicën në vend të Berishës dhe Kurtulan.Adrion Pajaziti kërkon të gjejë golin për Shqipërinë, duke kaluar dy kundërshtarë nga e majta dhe duke lëshuar një diagonale të fortë, por topi përfundon jashtë rrjete. Ndërkaq, tekniku kuqezi bën edhe dy zëvendësime në radhët e Shqipërisë, me Shpendin e Fetain që lënë fushën, duke u zëvendësuar nga Rexhepi e Janaqi.Takimi mbyllet me rezultatin 0-0. Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Zvicrës, më 26 mars në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 19:00. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 10 pikë në grupin E.
Sporti
Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
-
Sporti5 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti2 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti4 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti2 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti3 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje23 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special