Sporti
Uefa euro 2024 të drejtën për të folur me arbitrin gjatë ndeshjes do ta ketë vetëm kapiteni i sku
UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me arbitrin e ndeshjes do ta kenë vetëm kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në “EURO 2024”.Drejtori i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, me anë të një letre të hapur ka shpjeguar këtë vendim përpara finaleve të “Euro 2024”, e cila është publikuar nëUEFA.com.“Të jesh arbitër në futbollin modern është shumë e vështirë. Arbitri merr nga 200 deri në 250 vendime për ndeshje, që është një në çdo 22 sekonda, në situata të vështira dhe ndonjëherë të diskutueshme, në presion të madh, ku secili prej tyre shqyrtohet dhe rishikohet nga shumë këndvështrime të ndryshme nga tifozët dhe ekspertët.Ne duam që gjyqtarët me personalitet të fortë të marrin vendime, që ndonjëherë mund të jenë jopopullore në fushë, por, në të njëjtën kohë, duam që ata të jenë më të hapur dhe të shpjegojnë se çfarë çoi në vendime të caktuara.Arbitrat marrin shumë informacion nga sistemi VAR dhe ne jemi të gatshëm të flasim dhe të ndajmë më shumë detaje me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si është marrë një vendim.Të shpjegosh një vendim për 22 lojtarë është e pamundur për një gjyqtar. Kjo mund të çojë në prishje të komunikimit, me lojën e bukur që kthehet shumë shpejt në shumë të shëmtuar.Tema e sjelljes së lojtarëve dhe trajnerëve është një temë shumë e rëndësishme në futboll. Në workshopin me finalistët e UEFA Euro 2024 në muajin prill, trajnerët ranë dakord që të punojnë më shumë drejt “Fair Play”, ndërkohë që kjo çështje ishte edhe një nga temat kryesore në mbledhjen e fundit të Bordit të Futbollit të UEFA-s në Nion. Së bashku, trajnerët dhe lojtarët mirëpritën dhe mbështetën fort qasjen tonë të re si një objektiv të përbashkët për mbarëvajtjen e lojës.Shpjegimi i një vendimi për të 22 lojtarët në një ndeshje është e pamundur për një arbitër dhe kjo mund të çojë në prishje të komunikimit dhe ne biem të gjithë dakord që kjo ndikon në imazhin e lojës së bukur të futbollit.Sigurisht, disa vendime do të diskutohen gjithmonë. Megjithatë, për të përmirësuar këtë aspekt, ne në UEFA duam që arbitrat t’i shpjegojnë më shumë vendimet e tyre të gjitha skuadrave që marrin pjesë në UEFA EURO 2024.Si do ta bëjmë këtë? Ideja është e thjeshtë: Ne kërkojmë që të gjitha skuadrat të sigurojnë që kapiteni i tyre të jetë lojtari i vetëm që flet me arbitrin. Kërkojmë nga kapitenët të sigurojnë që shokët e tyre të skuadrës të mos cënojnë dhe të rrethojnë gjyqtarin, duke lejuar që të zhvillohen biseda të drejtpërdrejta në mënyrë që vendimi të transmetohet në kohën e duhur dhe me respekt.E rëndësishmja, ne duam që vetëm kapiteni nga ekipi që dëshiron të diskutojë një vendim, të jetë në gjendje t’i afrohet arbitrit.Është përgjegjësi e kapitenit të sigurojë që shokët e tij të skuadrës të respektojnë arbitrin, të mbajnë distancën e tyre dhe të mos e rrethojnë atë. Çdo shok skuadre që injoron rolin e kapitenit të tij dhe i afrohet arbitrit duke treguar ndonjë shenjë mosrespektimi ose mospajtimi do të ndëshkohet me karton të verdhë. Nëse kapiteni është një portier, do të duhet të emërohet një lojtar nga skuadra për të komunikuar me arbitrin.Arbitrat do të inkurajohen të jenë të hapur në diskutimet e tyre me kapitenët për të nxitur një atmosferë të shëndetshme midis të gjitha palëve. Kjo do t’i lejojë ata të krijojnë besimi me lojtarët dhe të tregojnë lidershipin që kërkohet. Ekipi i specialistëve të arbitrave të UEFA-s dhe nëse është e mundur, një arbitër i turneut do të takohen me të 24 skuadrat pjesëmarrëse për të diskutuar këtë çëshjte në detaje dhe për të ndarë këtë informacion me lojtarët.Përqafimi i kësaj qasjeje dhe fuqizimi i arbitrave do të çojë në rritje të cilësisë së të gjykuarit në kompeticionet tona dhe në ndeshje më të mira për lojtarët dhe tifozët për t’i shijuar gjatë turneut. Nëse ne mund të lehtësojmë dialogun konstruktiv midis arbitrave dhe kapitenëve të ekipit, të gjithë do të përfitojnë dhe do të lëmë një trashëgimi pozitive për të ardhmen e lojës së bukur. Loja që të gjithë e duam”.
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti1 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti1 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!