Mjeshtri i Kolonjës dhe emri i mirënjohur Aleks Xhelili sot feston 60-vjetorin e tij të lindjes dhe padyshim që për Leksin respekti është shumëfish më i madh për gjithë atë kënaqësi që u ka dhënë shqiptarëve me klarinetën e tij.
Sot, në teatrin Andon Zako Çajupi u organizua një recital i Aleks Xhelilit, profesorit model të klarinetës në Shkollën Artistike “Tefta Tashko Koço” me rastin e 60-vjetorit të tij.
Në këtë event ai u shoqërua nga kolegë të shkollës, ish-nxënës të tij në vite, si dhe artistë të tjerë të njohur.
Ka qenë stafi i shkollës “Tefta Tashko Koço” që i uron në emër të të gjithë mësuesve dhe nxënësve të shkollës: Jetë të gjatë dhe suksese në gjithë veprimtarinë e tij artistike!
Edhe stafi i portalit tonë “Korça Boom” gjen rastin të urojë Leksin: Edhe 100 Mjeshtër!
The Master of Kolonja and the well-known name, Aleks Xhelili, today celebrates his 60th birthday, and undoubtedly, the respect for Lexi is much greater for all the joy he has given to Albanians with his clarinet.
Today, at the Andon Zako Çajupi Theater, a recital was organized in honor of Aleks Xhelili, the exemplary clarinet professor at the “Tefta Tashko Koço” Artistic School, on the occasion of his 60th birthday.
“KORÇA BOOM”