Connect with us

Aktualitet

Vizita ne Korçë është jo e plotë nëse nuk provoni “Kërnackat

Vizita ne Korçë është jo e plotë nëse nuk provoni “Kërnackat “Të njohura për shijen e tyre të

veçantë dhe të pasur, kërnackat janë qofte të bëra me mish të grirë dhe erëza lokale. Të

përgatitura me kujdes dhe dashuri, të pjekura në skarë dhe të shërbyera të nxehta, këto qofte

janë një shije që do t’ju bëjë të dëshironi më shumë. Janë ushqimi i preferuar dhe autentik i

korçarëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Koha ideale për të vizituar Liqenin e Zi

Është koha ideale për të vizituar Liqenin e Zi, i cili ndodhet në fshatin Lenie, pjesë e Bashkisë

Gramsh. Përtej peizazhit të mrekullueshëm, freskisë që zona ofron, liqeni është majft i vizituar

edhe për shkak të vlerave kurative që uji i tij mbart. Efektet kurative të tij qëndrojnë pikërisht

në temperaturën e ulët të ujit dhe në përmbajtjen e kripërave minerale.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Shën Pjetri në Drenovë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të premte kur data shënon 4 tetor 2024.
Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga kisha e Shën Pjetrit në Drenovë dhe t’ju urojmë më të mirat për ju dhe zoti ju Bekoftë.
Ju urojmë një të premte sa më të bukur për të gjithë!
Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Polenë e Dvoran/ Nga puna për çakullimin e rrugëve të parcelave

Nga puna për çakullimin e rrugëve të parcelave edhe në fshatrat Polenë e Dvoran.

Çdo ditë në ndihmë të fermerëve për të lehtësuar ndjeshëm punën e tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm në vend/ Ja si do të jenë temperaturat këtë të enjte datë 3 tetor 2024

Sipas MeteoAlb një sistem i fuqishëm vranësirash do të sjelle në territorin Shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike; duke sjellë vranësira dhe shira si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijë të gjithë territorin.

Më të theksuara shirat do të jenë në skajin verior ku priten edhe përmbytje lokale.  Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më shira të intensitetit mesatar dhe lokalisht intensivë në veri-veriperëndim të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi deri në 80 km/h nga drejtimi sërish Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 7 ballë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

E dini se në Kanionin e Kamenckës ndodhet Shkëmbi i Nuses?!

Shkëmbi Nuses është një gadishull shkëmbor brenda Kanionit të Kamenckës, me gjatësi 36 m

dhe gjerësi që varion nga 2-6 m. Tashmë shkëmbi është kthyer në një prej destinacioneve më

të vizituar në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes me këtë bukuri nga Gjançi në Korçë!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të enjte kur data shënon 3 tetor 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga liqeni i Gjançit të cilin zoti e ka bekuar me këtë bukuri dhe t’ju urojmë më të mirat për ju.

Ju urojmë një të enjte sa më të bukur për të gjithë!

Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nga puna në Goçë, Pirg, Drithas Posht e Vreshtas për sistemim e çakëllim rrugësh

Nga puna në Goçë, Pirg, Drithas Posht e Vreshtas për sistemim e çakëllim rrugësh.

Punonjësit e Sektorit të Rrugëve dhe Ujitje Kullimit çdo ditë në terren.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nikolica, me pamje mahnitëse dhe gjelbërim pafund!

Fshati Nikolicë, ofron pamje mahnitëse dhe gjelbërim pafund. E vendosur në afërsi të

destinacionit turistik të Dardhës, ky vend është ideal për hiking dhe biking, ose piknik për të

përjetuar qetësinë dhe bukurinë e pa prekur të natyrës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë mësueses Natasha Vurmo!

Stafi pedagogjik i shkollës Pirg shkruan këtë mesazh ngushëllimi për mësuese Natasha Vurmo, mësuesen e kësaj shkolle: “Largimi yt është i parakohshëm dhe i trishtë.
Jeta u tregua e padrejtë me ty Natashë. 
Mësuese e përkushtuar, kolege e dashur dhe mirëkuptuese, njeri me zemër të madhe që kurrë nuk e mohove dorën e ndihmës, grua e fortë, nënë e përkushtuar, ky është imazhi që na le pas ikjes tënde. Do i mungosh kujtdo që të njohu, por do të kujtohesh gjithmonë mes zërave që gumëzhijnë korridoreve të shkollës sonë.
Shkolla pa ty nuk do të jetë më e njëjta.
Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik u shprehin ngushëllime të përzemërta familjarëve!
Lamtumirë mikja, shoqja, kolegia jonë!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

2 Tetor, Dita e Baba Kasëmit/ Gëzuar të gjithë besimtarëve bektashinj!

2 Tetor, Dita e Baba Kasëmit/ Ditën e sotme në fshatin Kuç, besimtarët bektashinj festojnë këtë datë të shënuar për ta. Besimtarë bektashinj nga Devolli dhe gjithë Shqipëria bëhen bashkë për të kujtuar figurën e Baba Kasëmit.

Në nder të tij është ngritur një tyrbe dhe më vonë teqeja, pasi ai ka luajtur rol të shquar atdhetar dhe fetar.

Gëzuar të gjithë besimtarëve bektashinj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News